ramiz kuqi

Tregim nga Ramiz Kuqi

 

 

MBRËMË

 

Tërë natën A. nuk e zuri gjumi. Herë kthehej në anën e majtë e pastaj herë në të djathtën. As përmbysur, as në kokërr të shpinës. Sytë i kishte kokërr. Edhe vetë çuditej me këtë natë.Pastaj , kur iu sos durimi, hoqi batanijen nga trupi, veshi trenerkat e trasha dhe doli në oborr. Piu një kafe turke.Shkëlqimi i dritës së hënës ishte shtrirë mbi tavolinën prej xhamit si në pëllëmbë të dorës.Sytë iu ngulitën në thepat e Kepit të Madh, atje ku ai luante si fëmijë dhe i binte fyellit si bari delesh. Atëherë nuk kishte më shumë se shtatëmbëdhjetë vjet .Iu kujtua gjyshi plak që herë pas herë endej nëpër tokën e blerë ku mbillte misër, tërshërë, elb .Atje kishte tëbanin e tij, ndërtuar me gurë e lloç. Kur binte shi, uji i rrëmbyeshëm depërtonte drejt në atë dhomë me krevata të drurit në të cilat Lokja kishte shtruar fier. Era e tij ishte aromatike.Seç e kaploi në ato çaste një nostalgji kohe.Në ahur ishin të ndara lopët në një anë, delet në anën tjetër.Vathi shtrihej në një pjesë të pjerrët me rrasa guri të butë që dërmohej me një të rënë të çekiqit.Poshtë ishte kroni me ujë të ftohtë.Nga andej Lokja barte me shtëmba e vegatore ujë për bilmet e për të larat e trupit.Kur ikte dita, nata ishte e gjatë njëqind vjet.Një gazicë mbahej ndezur , por me kujdes se mos harxhohej shpejt. Qyteza ishte larg e herë pas herë nuk gjendej gazi për t’u blerë. Ruhej si sytë e ballit.Derisa ishte humbur në meditime, një rrokullisje e një sisheje të plastikës nëpër oborr sikur e trembi pak. Nga era që fryu. Një erë e lehtë në fillim e sa iknin minutat, vinte më e fortë. Disa degë të trëndafilave, kur u zgjua në mëngjes, i gjeti të thyera. Ndjeu dhimbje. Ishin në fazën e lulëzimit, përplot trëndafila të kuq në maje të llastarit të gjatë, por të butë shumë. Me gjumin atë natë u takua në orët e vona , bile pak para agimit.

Të nesërmen u zgjua i lodhur nga pagjumësia. Mori zorrën dhe ujiti lulet, mollët, mjedrrat rreth murit, dredhëzat.Mjedrrat i kishte mbjellë vitin e kaluar , disa rrënjë. Por ato ishin rritur dhe ishin përplot me kokrra, të cilat piqeshin çdo të dytën e të tretën ditë. Mendonte për fëmijët , nipat e mbesat në mërgim. T’i joshte me diçka, së paku me ato të mbjella që toka i bënte. E mjedra si duket kishte gjetur hapësirë të mirë për t’u kultivuar.Dita ishte me vapë. Sërish vera po e mbante fronin.Derisa ishte duke e mbledhur zorrën e ujit, cingëroi telefoni. Alo ! Alo babi ! Po kthehem nga kufiri në Mërdar. Kolonë e gjatë e pritje e padurueshme. Lëvizje të ngadalshme si ecje e breshkës. Po kthehem përsëri në anën tjetër të kufirit. Të kufirit dje të vdekjes, të kufomave, të kufiri i lotëve të nënave. Të ai kufi Mërdar ku ktheheshin në thasë najlloni të vrarët e luftës në Kosovë. Eh sa tmerr kanë përjetuar nënat, sa tmer !. Me nga një trëndafil në dorë, rreshtuar të afërmit, për t’i nderuar të rënët e kthyer. Shumë nëna ktheheshin zemërthyera kur kuptonin se në ato arkivole nuk ishin bijtë, bijat, nipat, mbesat e rrëmbyera e të vrara diku në tokën e armikut. Po jeta paska filozofinë e vet. Pas gjakderdhjes, sërish paqa,

– Udhë të mbarë , udhë të mbarë biri im ! – i tha duke belbëzuar. Po buza iu dridh e mjekrrës ranë disa pika lot.U kthye në shtëpi, mori Dionin në përqafim, e puthi në të dy faqet dhe ia ledhatoi flokët. Edhe ky pas disa javësh do të ik në mërgim !

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,682 hits

August 2016
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List