POETI  I  AMBELSISË  DON  NDRE  ZADEJA

 

 

Fritz-Radovani

Nga Fritz RADOVANI

 

 

7 PRILL 1939 Don Ndre ZADEJA tha: “E shoh se jeni të pikëlluem. Sot asht ditë zije për ne Shqiptarët. Italia fashiste e pushtoi Atdheun tonë, Shqipninë!”

16 GUSHT 1944 Diten e Shna Rrokut, në Shirokë, Ju drejtue besimtarëve:

  • “Dy fjalë i kam sot me ju, sidomos me ju, o të rij. Një re e zezë me një ideologji të kuqe po vjen mbi kokat tueja. Ajo ka ndërmend të shprazet mbi ju, por atëherë s’keni për të pasë shka me i ba, veç me bajtë e me i sprovue të këqijat, se përveç të zezave të tjera që ka, ajo mohon edhe Zotin.”

 

 

don

(1891 – 1945)

 

DOSJA 677, SHKURT 1945:

 

  • Don Ndre Zadeja deklaron: “Aty nga shtatori 1944, ka ardhë në Sheldi nji kolonel anglez i quejtun Nill, me do ushtarë e Jup e Halit Kazazin, gjithashtu me té ishte nji oficer gjerman dhe nji ushtar italjan. Këta vijshin prej Cukalit, shkojshin në Shëngjin dhe së andejmi për Itali. Në qelën teme kanë qëndrue vetëm nji natë. Gjatë ndejtjes në qelen teme, unë ju mbajta nji bisedë, ku i kam theksue nëvojën që ka populli shqiptar i varfën në mes të armiqve shekullorë, të cilët janë: Sllavi, Bullgari, Greku dhe Italia. Shqipnia ka nëvojë për nji mbrojtje nga fuqitë e hueja”. (Dosja 677)

DANIEL GAZULLI  PYET:  Po Dom Ndre Zadeja, a ishte  i pafajshëm?

  • Jo, Ai ishte fajtor! Fajtor, se e desht Shqipninë deri në flijim, e me dashtë ashtu Atdheun, pat thanë At Fishta në vdekje të Fatosit të Kombit Avni Rrustemi:“Fatzeza, moj Shqipni! Po ishte faj me të dashtë ty!”
  • Fajtor, pse nuk u pajtue kurrë me xhahilët që mbajtën nën zap Shqipninë kur ajo kishte aq shumë nevojë për liri të vërtetë e përparim!
  • Fajtor, sepse qau e shau kur fashizmi shkeli tokën arbnore!
  • Fajtor, sepse nuk dijti me falë ata që i fyen kombin!
  • Fajtor, se paralajmroi ardhjen e kolerës së kuqe sllavo-komuniste qysh në verë 1942 e të gjitha rrjedhojat e saj tragjike!
  • Fajtor, se të deshti ty si pak kush, Flamur Kuq e Zi!
  • Ai ishte fajtor e fajtor mbet: Kush kujtohet për Martirët në këtë Vend?!
  • Po do të vijë, po, do të vijë një ditë e Ai do të marrë pafajsinë e Shejtë të ATDHETARIT e të MESHTARIT që i ban nder flijimi!

25 MARS 1945: I rreshtuem me 14 Burra të Veriut pranë Murit të Gjakut të Rrëmajt,  ora 5.00 në mengjes tha: “Ah Shqipni, moj mizore, shka të baj ma shumë per Ty ?!”

  • E në Shkoder u hap fjala: “Kanë gri Don Ndrenë!..”

 

Melbourne, Gusht 2016.

 

 

One response to “POETI I AMBELSISË DON NDRE ZADEJA / Nga: Fritz RADOVANI”

  1. Fritz Radovani Avatar
    Fritz Radovani

    Ju falemnderes per botimet dhe kujdesin e paraqitjes se tyne. Autori, F Radovani.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,301,348 hits

August 2016
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List