xhemajl

Poezi nga Xhemajl Rudi

 

 

DUKE MBLEDHUR KOHËN

 

E peshonte veten me lëvozhgën e ftoit,
me degët e kthyera hark mbi tokë,
në kopshtin e errët të netëve me hënë,
me kryqëzimin e hijeve copë-copë.

Veten ai maste me një degëz thane,
e gurëzit e kopshtit mblidhte si pjesët e jetës.
Përmallshëm përqafonte trupin e thinjur të manit,
e kujtimin e hidhte prej grushti në djepin e etërve.

Me gishtërinjtë lëmonte faqet e lagura
nga gjoksi i shkrepte vetëtimë zemre afshi i dashurisë,
e gruaja afshin e saj si kopshtin në pëlhurën e djepit qendiste;
jetën e derdhur tek nyjat e eshtrave ;
me gishta numëronte rrudhat kokrra-kokrra,
të tjerat i shtrydhi kujdesshëm
(edhe kujtimin që ishte)
i djegur tërë jetën prej zjarrit të ndezur nga gruaja.

Me gjunjët e thyer,si degë,të premten,
duart e çara si fletët e ftoit prej breshëri të dielave,
netëve me hënë u prishte kryqëzimin hijeve
jetën e kuptoi të akullt
e të djegur nga prushi në vargore.

 

 

E VËRTETA

 

E vërteta nuk donë mbulim
…e vërteta qëndron në dritën e diellit
Në dritën e fjalës digjet përditë
…nën hirin e prushit ajo përfton n`shkëlqim
E vërteta është në fytyrë të pastër
…në shikimin prej qelqi sikur i qiellit pa fund
Kudo është e vërteta në çdo gjë
…si ne perin trekëndësh të natës dhe ditës
Në sytë e dashurisë te drita hyjnore
…në buzët e etura te shkretëtirës
Varrë i kohës është si shenja e vetme sublime
…obelisku i vetëm i zemrës i ndjenjës i arsyes
Si ylli ndrite dhe digjet përditë në errësirën e ftoftë qiellore
…atje ne hone të trishta ku lind agimi ynë
Është gjuha e mendjes në thellësitë e pa dukshme të gurit
…dhe ndrite si ylli i para mëngjesit në syrin e ditës
Ajo qëndron në hirin e moteve te ripërtëritjes fisnike
…në pavdekësinë e dykrenorit hyjnor
Në buzët e atdheut në altar te vatra e jetës
…në lëkurën e mëmëdheut pikon dashurinë e pa fund
E në sytë e saj ndrite krejt bota e njeriut
…në tingullin e fjalës është magjia e ëndrrës
….është vetë jeta e praruar ne fuqinë e pasionit
…dhe ne guxim lind,dhe vdes,dhe ngjallet e vërteta si fjala…

 

 
ERDHE MOJ…

 

Erdhe në zhgjëndërr
si
një e përftuar në ëndërr
Erdhe në përpragun
e ditës
si hije e heshtur pranë agut
Erdhe me një llambë
të varur
në derë si dritëza e purpurtë
Erdhe si flakë pranë dritares
ku hënëza
po tretej matanë kodrës së kaltër
Erdhe prane murit si hije nen llambë
ku fitili digjej
në flaken e fundit si një ëndërr e zjarrtë….

 

 

Mbathja

 

Mbathja fjalës se pa kuptimtë
shikimit dyshues dhe mashtrues
syrit te korbit, të errët si muzgu
Mbathja varfërisë me guxim
te mendimit te trishtë ditëve të afërta
dhe rrënojave sipër dil fitimtar
atje te caku i fitoreve te kepi i ri
Mbathja kur duhet të ja mbathësh
dhe qëndro deri ne pa kthim
për lirinë tende, te syve tu,
te lules së dheut e të qiellit tënd
Mbathja shtigjeve te pa qarta
e ne kurrizin e kepit ecë për diell
si ne vijën e hollë mes hiçit dhe jetës
aty ku humnera dhe blerimi
puqen e largohen te një fije bari
Mbathja syrit hileqar,
ecë udhës tende me diell
me yje dhe me hënë,
mbathja prej bujtinës aty,
ku këndon hutini i mbrëmjes
Mbathja korrikut te etur
ku s`ka xixëllonja të mbrëmjes
ku shtrohet darka e vjetër
me ushqimin e mykur me gjurmë hardhucësh
Mbathja prej kameleonit e ngjyrës se tij të rremë,
mbathja,mbathja, mbathja.
Por guxo në fjalë,në shikime të largëta
në sy prej qielli guxo,ecë në urën tënde të kohës
gjej shtigje te reja përditë në guximin tënd
dhe ditët e çastet kalohen nëpër fije bari
aty ku asgjëja është hiq,e gjithçka merë kuptim të freskët
dhe flijohu ne fjale, sepse fjala është flamuri yt i zemrës
Dhe mbathja,dhe guxo,çast për çast,
e shteg për shteg, si kur çelë lulja pranë shtogut….

 

 

KOSOVA

 

Kosova – një arkitekturë eshtrash,
me flijime heronjsh themeleve.

Kosova ec jetën e shekujve,
mes kohëve të plagosura.

Kosova – shtrirë kontinenteve në hartografi lëkure,
në jetën e dëshmorëve u pagëzua.

Kosova – brerore me siluetë të thyer,
freskon buzët e thara me nektar lulesh të të rënëve

 

 

DUKE MBLEDHUR KOHËN

 

E peshonte veten me lëvozhgën e ftoit,
me degët e kthyera hark mbi tokë,
në kopshtin e errët të netëve me hënë,
me kryqëzimin e hijeve copë-copë.

Veten ai maste me një degëz thane,
e guralecët e kopshtit mblidhte si pjesët e jetës.
Përmallshëm përqafonte trupin e thinjur të manit,
e kujtimin e hidhte prej grushti në djepin e etërve.

Me gishtërinjtë lëmonte faqet e lagura
nga gjoksi i shkrepte vetëtimë zemre afshi i dashurisë,
e gruaja afshin e saj si kopshtin në pëlhurën e djepit qëndiste;
jetën e derdhur tek nyjat e eshtrave ;
me gishta numëronte rrudhat kokrra-kokrra,
të tjerat i shtrydhi kujdesshëm
(edhe kujtimin që ishte)
i djegur tërë jetën prej zjarrit të ndezur nga gruaja.

Me gjunjët e thyer,si degë,të premteve,
duart e çara si fletët e ftoit prej breshëri të dielave,
netëve me hënë u prishte kryqëzimin hijeve
jetën e kuptoi të akullt
e të djegur nga prushi në vargore.

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,301,386 hits

August 2016
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List