Poezi nga Nexhi Baushi
KJO BOTË SA PA VLERË DO TË ISHTE PA DASHURINË
Mbështetur parmakut të verandës,
Vështrimin hedh lart,
Atje ku horizonti qëndron,
Si një panteon i lashtë e mbreslënës,
E tutje poshtë mbi xhade,
Kumbojnë zërat e të rinjëve,
Të djemve shtatlartë e hokatarë, e
Vajzave hirplotë, mëshironjëse të virgjërisë,
Çuçuritje, pshehëritma dëgjoj kur këndojnë,
Këngët e ëmbla të dashurisë shumëzërash,
Sonata përhapet qiellit argjëndë plotë yje,
Dhe unë, e dashuruara pas jetës si e marrë,
Herë duke qeshur, e herë plot trishtim,
Si të gjithë krijesat e kësaj bote,
Me luleborën në verandë kuvendojë,
I rrëfejë,
Sa pa vlerë do ishte kjo botë, Pa to, vargun dhe dashurinë.
@nexhi




























Leave a Reply