Dodona

Poezi nga Dodona Qose

 

 

KUSH MA MORI

 

…shtegëtimin e fjalës,

kujt t’ i zë pritë,

n’ atë udhëtim të radhës,

gjithkund mbushur me fjalëndrit,

nuk e kuptova këputjen e trupit,

dhe fryma diku-diku pengohej,

mos vallë përqasja s’ i duronte turpit,

në sytë e diellit fjala lartësohej,

renda me agun e parë,

nën trokthin e vargut lakuar,

andej n’ ato vise me mirësi larë,

mbarsur me fjalën dritëruar,

mbeti ashtu i ëmbël,

me fjalën butë që  kthen karvanë,

në eter pikturuar si ëndërr,

kalëruar fushës së Devollit,

tek çdo plis lind një fjalë,,,

 

 

SI JAKA

 

…ka thënë qëmoti poeti ynë:

“po si s’ the një fjalë për vëndë tënë,

more beu ynë”,

dhe ikën shqiptarët,

morën nga këmbët sytë,

nxitojnë të mbrrijnë të parët,

thashethashë, e ndjek si lukuni,

ajo, ka për ta mbytë,

e kemi të bukur vëndë ton’,

kemi edhe vese të mira,

edhe të bukur zakon’,

po ty,

që s’ të gjen karar shpirti,

për punët e të tjerëve të bëhet vonë,

kështu ke për të mbetur,

kudo të jesh,

ngado që shkon…

 

 

S’ JANË

 

… për shijet e mia,

prozateri e prerë me sëpatë,

lënë cung,

si hajdut,

që s’ ka shtruar plan,

nuk do vazhdoj më tutje,

më duket si përdhunim,

i fjalës tungjatjeta,

shndruar në tung,

hajdutët e gjuhës,

gishtin do t’ u tund,

kjo papërgjegjësi,

të vendos  përfund.

 

 

S’ MUND T’ JESH NDRYSHE

 

Ligësinë e mbolli fjala,

hedhur si veladon,

për t’ fshehur shëmtinë e kohrave,

që t’ ikën pakuptuar,

ti s’ e pranon jetën,

ajo ta ka punuar,

t’ privoi errësirën,

me mend t’ ka sfiduar,

qetësinë e tjetrit grish pa mëshirë,

është natyrë mbijetese,

të ndjehesh mirë,

por një dit’,

do t’ ngelesh vetëm,

t’ paguash paudhêsitë,

shpërblim,

mbi ligësitë…

 

 

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,301,314 hits

August 2016
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List