Fragmente nga romani ” Çmimi i një aventure” të autorit Ali Abdihoxha.

 

 

Bardhyl Selimi

Përgatiti :  Bardhyl Selimi

 

 

f.51

 

Një farë Selimi, që paska mbetur i papunë, me anë të nipit të vet në Greqi, emigrant nga ata që mbushën të parët oborret e ambasadave, me një mijë halle arriti të plotësonte dokumente të rregullta për të shkuar edhe ai në Greqi. Oficeri grek i Kakavijës i tha se i kishte falso dhe ia grisi aty për aty.  Atëhere Selimi shiti plaçka , mori edhe borxh dhe kësaj radhe sajoi vërtet një pasaportë falso. Çuditërisht, kaloi në Greqi. Zuri dhe punë. Gruas dhe vajzës në Shqipëri iu kthye gëzimi. Apartamenti i tyre, që kishte rënë në heshtje si në kohë zije, u gjallërua. Këtu e atje dëgjohej radioja dhe televizori. Gjashtë muaj më vonë, papritur e pakujtuar, Selimin e përfshiu fshesa e policisë greke. Sërish ra zija në apartament. Kjo zi zgjati vetëm tre muaj. Kësaj radhe Selimi mori edhe gruan me vajzën, mal më mal, në Greqi. Përsëri fshesa pas gjashtë muajsh. Kur u kthyen të tre, vuri re se vajza e kishte bërë zakon të thërriste të atin Spiro. Nuk i zgjati tre muajt. “Spiroja” përsëri familiarisht në Greqi. Klandestin sigurisht.  Në fshesën tjetër, vajza e vogël nuk e thërriste më Spiro, por Kosta apo Kostaqis. Përsëri maleve. Në fshesën e radhës, që e ktheu për herë të katërt apo të pestë, Selimi ishte konvertuar në Theodhori. Tani Theodhoriu po përgatitet sërish për t’u hedhur matanë klandestin. E kushedi me ç’emër do të kthehet…

 

  1. 86

 

Demokracia u kishte dhënë shumë. Mbi të gjitha lirinë për të jetuar secili siapas dëshirës së vet.U kishte dhënë atë që monizmi ua kishte mohuar një jetë të tërë.

 

  1. 130

 

Në ato kohë, në Shqipërinë mijë3ravjeçare nuik mund të hapeshe e nuk mund t’i besoje as njeriut më të afërt.

 

  1. 132

 

me që Shqipëria, në ato çaste, më dukej si një çmendinë e stërmadhe; me që s’mund të kishte shpjegime normale për fenomene anormale, vendosa t’ua bëja qejfin, të mos pranoja asgjë

 

f.133

 

Kishte qenë një kohë kur unë, si shumica e rinisë së atëhershme, e kisha përfytyruar ndryshe shoqërinë e pasluftës, që bashkë me lirinë do të shpaloste në jetën tonë ëndrrën e bukur për drejtësi shoqërore dhe politike të kohëve të reja, që na ishin premtuar.  Ky qe vetëm fillimi…Me vitet që kalonin, si shumë të tjerë, edhe unë kisha zënë të afroja pranë vetes dyshime të largëta, shtresime të mbrapshta, kryefjala e të cilave do të bëhej kataklizma e luftës së klasave. Këto bindje do të thelloheshin më tej kur diktatura do të hante sistematikisht njërin pas tjetrit edhe shumë nga bijtë e vet.

 

f.182

 

Në fillim fshatarit i dhanë në përdorim tre dynymë tokë. Të trëmbur se mos bëhej kapitalist dhe se harxhonte një pjesë  të kohës në oborrin privat, i shkurtuan një dynym.  Më vonë ia hoqën krejt oborrin, siç i morën edhe lopën e vetme. Tufëzimi. I hoqën edhe bagëtitë e vogla. U ndaluan edhe pulat. Dhe fshatari u bë konsumator, po aq sa edhe qytetari…

 

  1. 212

 

Euforia, dogmatizmi e mbi të gjitha lufta famëkeqe e klasave, plus izolimi nga bota, që e zhyti vendin në autarki, me synimin e shtetit për t’u mbyllur brenda caqeve të ekonomisë së vet, të gjitha këto së bashku, kur arritën në pikën e tyre kulmore, na detyruan të bënim “në vend numëro”, pa perspektivë e pa rrugëdalje. Dhe kjo ndodhte në një kohë kur në botën e përtejme, njeriu shkelte për herë të parë në koren pa jetë të Hënës, shoqëruar me stacione kozmike, me ura që bashkonin brigje detesh, me projekte që do të lidhnin pjesë të të njëjtit kontinent tej e për tej me tunele nëntokësore…

 

  1. 224

 

Emri dhe fotografia ime, si e shumë të tjerëve para e pas meje, nuk do të stampohej kurrë nëpër gazeta. Jo e jo në televizor. As nekrologji nuk do të kishte pas vdekjes sime. Ne, viktimat, ishim të detyruar të jetonim, të vdisnim e të varroseshim në heshtje. Ndërsa xhelatët tanë me krisma e bandë muzikore…

 

f.226

 

Ç’fuqi magjike kishte qenë ajo, që më kishte detyruar të harroja dritën e Hënës, e cila me penelatat e saja magjike e kthente natyrën në një rrëmujë plot harmoni? Si nuk e kisha vënë re qiellin kur prushitej nga yjet, si prushi i baxhos me të cilën merresha  prej dhjetë vjetëve? Si mundet që vetëm tani shqisat e mia (të ringjallura) ishin në gjendje të zbulonin edhe sekretet më të fshehta, edhe parfumet më të veçanta të netëve që më kishin shkaktuar jo rrallë një dehje patologjike?  Dhe vinte pastaj mëngjesi me dritat e argjendëta të impresionistëve, që duke na e bërë botën  më të bukur, harrohesha edhe pse jetoja në një baxho ku tymi ishte mysafiri i përhershëm i syve dhe i mushkërivë të mia. Bashkë me mëngjesin ku elokuenca e gërshetimit të ngjyrave u jepte majave të maleve ngjyrën e kobaltit, përhapeshin edhe kundërmimet e jaseminit të egër, të gjineshtrave, të vjollcës, të shqopës, të kulprave e luleshëngjergjit e të shumë luleve të tjera, si lajmëtare dhe vizitore të para të pranverës.

 

 10 gusht 2016

 

 

Ali Abdihoxha

Autori  Ali Abdihoxha

 

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,301,348 hits

August 2016
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List