Shtëpia Botuese ” ADA” publikon vëllimin poetik ” Malli i nënës ” të autores Gjyste Dajani.
Autore :Gjyste Dajani
Titulli : Malli i nënës
Redaktor: Ilmi Dervishi
Recensa: Valentina Dajani
Korrektor: Alket Dajani
200 kopje
Botimi i parë, 2016
ISBN: 978-9928-204-03-6
Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati : 13.5x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autorit
Roland Lushi
Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, gusht 2016
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Dajani, Gjyste
Malli i nënës : poezi / Gjyste Dajani ;
red. Ilmi Dervishi. – Tiranë : Ada, 2016
60 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-223-03-6
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1
PARATHËNIE
Kur jeta ju sjell të pritura e për tu qetesuar e relaksuar sadopak lexoni librin me poezi “Me sinqeritet” të mikes time poetës Gjyste Dajani. Gjithkush do gjejë në poezi copza të jetës së tij, gëzimeve, hidhërimeve, dhimbjeve, vuajtjeve, dashurive dhe ëndërrave të tij. Kam lexuar shume libra me poezi, por ky më tërhoqi, më bëri për vete për origjinalitetin dhe vargun e saj të gjallë e i ndjerë.”Poezia është një dre i plagosur”, thotë Lorka. Edhe unë në këto poezi gjej gëzimi i poetes që shumëfishohet në shpirtin e saj. Të njohësh një poete duhet të hysh në brendësi të mendimeve e të artit të saj se siç thotë Balzaku- “Për të gjykuar një njeri, duhet të paktën të hysh në të fshehtat e mendimeve, të vuajtjeve, emocioneve të tij, do të thotë të bësh një kronologji, të shkruash një histori “! Poetja dhe lexuesi janë detyrimisht në marrdhënie reciproke e bëhen virtualisht një trup, duke dhënë e marrë nga njëri tjetri . Në këto poezi shfaqet një damarë floriri për dashurinë dhe adhurimet për njerzit, për kolegët poet, për familjen, për fshatin, vendlindjen, për At Daniel Dajanin etj. Në këtë shperthim të poetes Gjyste Dajani një risi të re dhe e vyer për poeten përbën raporti mes të vjetrës e të resë, dëshirës e bëmave, fantazisë e realitetit. Poezia e poetes buron vetvetishëm nga shpirti i poetes, si një ujevarë që buron nga mali, duke sjell me vete ngjyrat e një jete të gjallë e në lëvizje, sharmin dhe elegancën e krijimit të vërtetë artistik. Pena e autores rrok shumë aspekte të jetës, ku e paraqet atë ashtu siç është. Fjalë pas fjale, varg pas vargu, shpalos më së miri botën e saj të thellë e të gjërë poetike, duke na dhënë mesazhe të qarta, elemente kreative të frymëzuara nga raste konkrete të jetuara, të shikuara, të ndodhura, me të cilat lexuesi mund të krijojë “historinë” e dashurisë e dëshirave të tij . Këto poezi janë të prekshme, të thjeshta, tërheqëse, të ndërtuara bukur. Kur lexon një poezi e kupton se cila vjen pas saj çka e përpinë menjëherë. Një veçori e këtij libri është rima e bukur e përdorur, por kjo rimë nuk pengon lirshmërinë e të shprehurit të mendimeve e fantazisë. Në se mund të quhet poezia ESSE, vërtetë këto poezi janë të tilla, janë reale, kanë ndodhur e ndodhin çdo ditë, janë jeta jonë me të mirat e mangesitë e veta. Veçori dalluese janë poezitë për mërgimin, për dashurinë, për Shqipërinë, për zonën e fshatin ku banojmë, për fenë e zakonet, për prindërit etj. Poetja e kuptoj që pas volumit të parë që e lindi, e rriti si një nënë e mirë, e nxori në jetë dhe e shkëputi me shumë dhimbje prej saj duke ua dhënë lexuesve, nuk vonoi, na dhuron “MALLË NËNE“ po me të njëtin redaktor, poetin Ilmi Dervishi, këtë volum të bukur me poezi dhe duke premtuar për të tjera në vijim. Mirënjohje, respekt e urime për ju poete e mirënjohur Gjyste Dajani për këtë prurje të re.
Mhill Deda





























Leave a Reply