Prozë poetike nga Dëshira Haxhi
Kjo quhet dashuri!
U dogja në afshin e frymëmarrjes tënde, që përpiu gjithë akullsinë e ftohtë, e shkaktuar nga një keqkuptim i momentit….
…
E pamundur të mos depërtoj unë në zemrën tënde të mbyllur me çelës prej vitesh.
Ngjyra e skurrët e dhimbjes brenda shpirtit kishte filluar të zbehej..
Ndërkohe që ju me zemërsinë e bardhë i jepnit asaj ngjyrën e duhur humbur prej kohësh.
Një shi i rrëmbyshem më ktheu nga e kaluara në të ardhmen që përjetoj..
Magnetizova me puthjet e mia ëmbëlsinë e zbehtë të buzëqeshjes tënde të shuar.
Në thellësine time je gjysma ime, ylli im… busulla ime..
…një e puthur, një ndjenjë .. një melodi jete…një ëndërr e vrarë në heshtje!
Nën dritën e hënës reflektoja shikimet e tua të fshehta, të ftohta nga dyshimet që zbehnin momentin e fuqishëm mes fjalësh të harruara!
Në sytë e tu të lagët ndjeva ankthin e dyshimit, frikën e humbjes…
Me zërin tënd fola, me buzët e tua qeshi buzëqeshja ime…
Të dua dhe vjedh, me mënyra që as vetë nuk i shpjegoj, ëmbëlsinë e puthjes tënde që më bën të dridhërohem vetëm duke e menduar.
Do fluturoj me krahët e tua, aty ku ti fluturon..
Kërcen në dritën e syve të tu puthja ime, te le të digjesh në prushin e pritjes time..
Shpirtin po ta lë korali në thellësitë e ndjenjës..
Këtu dashuria ime gjeti prehje në skutën e përlotur dhe të lodhur të ëndrres tënde..
Vërtet të kërkoja…me shpresa të humbura… por aty e bindur se diku egzistoje!
Ishte vonë dhe një këngë më shoqëronte hapat e mi drejt teje…
Dua ylli im të të fal gjithë ato çfarë kam…
…s’ kam asgjë veç jetën time dhe tashmë as atë nuk e kam më, pasi edhe atë e mban ti!
Gjithë botën dua të mbaj përqafuar…se në këtë botë rron shpirti im.
Çdo shteg e rrugë do ta shkelim të dy!
Kur të mbarojmë… djegur nga dashuria në hirin e nxehtë do ndjehen akoma trokitjet e zemrave tona dehur nga lumturia shkrire në një.
Të binda me bindjen time që jam unë mbretëresha e ëndrrës tende..
Më mungon, urrej largësinë, kërkohem në frymëmarrjen tënde të nxehte, humbur në ato sy!
Nga larg u dëgjua jehona e zërit tim..
Të dua o shpirt!!!!