Poezi nga Silia Haidhouli
Endërrime deti
Betohem im Zot
në kujtim Ditëshenjtash Dashurie
Ekzorcoj makthet e tokës sime djerë
Përgjunjem haluçinacionesh të pranisë Suaj
Të mirosit aroma, ndjesive të gjej…
Në grimcvoglat e dashurisë Suaj lihem.
Burimdritën time rrënoj
Zhbiroj ″dua″-t ëndërore, frymimit Tuaj
Retë e përgjakura të jetës sime shuaj
Lotë Engjëjsh frymoj
Hymnizoj urtinë shekullore
Mbërthej vështrimin Universesh
Të fshehtën, Parajësoren Hyrje, kërkoj!





























Leave a Reply