luigi gregorio comi

Poezi nga Luigi Gregorio Comi

 

 

Do të vijë ajo erë e furishme

 

Do të vijë ajo erë e furishme

e klimës së ftohtë të së vërtetës

për të fshirë pa mëshirë

ëndrra të dlira,

kështjella prej rëre;

për të shpupurisur detin

me dëshira të ciltra;

për të shprishur

kështjella prej letre;

për të bërë pluhur e hi

iluzione të fshehura;

për të shtjerë nën dhe

emocione të papërmbajtshme.

Do të vijë ajo erë njëmend e akullt

e nginjur me aroma të ashpra

për të zhgënjyer

duke shpërbërë furishëm

në rrjedhën e vet marramendëse

utopinë e ngjyrësimeve të këndshme

të regëtimës së pafajshme djaloshare.

 

Caraffa, gusht 1995   

 

 

Endet

 

Endet

e vetmuar nëpër natë

një milingonë rishtare

 

Kërkon

në rrugën e humbur

drejt kapicës së qetë

 

E ndjek

me vështrim, duke e shoqëruar

ecjen e saj të mundimshme

 

Njeriu

i shushatur nga sfilitjet

për të ndarë një drithërimë së bashku

 

Montepaone Lido, 17. 08.2013 

 

 

Të endesh i vetmuar

 

Të endesh i vetmuar pa qëllim

duke ndjekur përsëri gjurmët

e rrugëtimit të zakonshëm të përbashkët

në përcapje të heshtur e të vonuar

në ecje të paformë e të pikëlluar

pa mendime, pa fjalë

Fytyra fërgëllon nga era e freskët e detit

mendja sfilitet nga simfonia shurdhuese

që tingëllon pareshtur

e luajtur nga hyjneshat e flladit veror

parashikuese të piskut të pashmangshëm

dhe të jetës së re, të pakuptimshme, të rreme

Shtirja njësoj si më parë,

një recitim tematik i kamufluar.

 

Montepaone Lido,  01.08.2011  

 

 

Të kërkosh strehim

 

Të kërkosh strehim

në pështjellimin

e mospërfilljes njerëzore

ndryrë ofshamat

e shpirtit të shqyer

iluzion i panevojshëm

Bebëzat e shuara në fytyrën e turbulluar

ravijëzimet e qarta të ankthit të fshehur

ulërijnë fuqishëm

ndaj lumnajës anonime

por të dhimbshme

të pudrosur me bindje

për vuajtjet e shtegtarit

të nënshtruar fatit

të zhytur në magmën mbytëse

tharm i paepur, i papërmbajtshëm

që brenda shpirtit përflaket ankthshëm.

 

Caraffa, 31.05.2016 

 

 

Verrà il vento impetuoso

 

Verrà il vento impetuoso

Dell’arida stagione del vero

A cancellare

tracotante

acerbi sogni di sabbia

A scarmigliare

Il mare di ingenue aspirazioni

A frantumare

candidi castelli di cartapesta

A sbriciolare

segrete illusioni

A inumare persino

Le più travolgenti emozioni

Verrà il gelido vento effettuale

saturo di ruvide fragranze

A disilludervi

Ad annientare granitico

nel suo vorticoso fluire

L’utopia di amene iridescenze

Dell’ingenuo palpito adolescente

 

Caraffa    agosto 1995     

 

 

Vaga  

 

Vaga

Solitaria  nella notte

Una neofita formica

 

Cerca

La strada smarrita

Della rasserenante bica

 

La segue

Con lo sguardo intento a scortare

il suo affannoso procedere

 

L’uomo

ebbro nella pena

per un brivido da condividere

 

Montepaone Lido, notte del  17. 08.2013

 

 

Errare solitario senza meta 

 

Errare solitario senza meta

ritrovarsi a ripercorrere le orme

del consueto itinerario comune

nell’incedere tardo e silente

mesto deambulare informe

senza pensieri né parole

sussulta il volto al fresco alito marino

la testa straziata dall’incessante frinire

sinfonia assordante

inscenata dalle regine dell’aere estivo

Presaghe della canicola imminente

E della nuova menzognera pupazzata

Finzione identica alla precedente

recita a soggetto mascherata

 

Montepaone Lido  01.08.2011

 

 

Cercare rifugio    

 

Cercare rifugio

nella confusione dell’umana indifferenza

per celare i gemiti dell’anima

Lacerata

Pleonastico inganno

Spente pupille nel volto arruffato

Palesi simulacri di recondito affanno

All’unisono

Urlano a lettere cubitali

all’anonima pur dolente fiumana

di certezze incipriata

i tormenti di rassegnato pellegrino

prigioniero del magma soffocante

ostinato indomabile fermento

che dentro arde ossessivo

 

Caraffa   31.05.2016  

 

 

Albana Alia

Përktheu Albana Alia

 

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,686 hits

August 2016
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List