14102189_1382436968451522_3581668384292518978_n

Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj

 

 

SËRISH DO TË VIJË

 

Sërish do shëtisë me hapa të lehtë
Do lëvizë perden e merimangave me gishta
Do lëmoje degët me mollëzat e buta,
Do t’i kendojë këngë dashurie
Zogjve e luleve të trishta!

Me çapa të fshehtë shtigjeve të tua të errëta
Do shkelë mbi gjethe të thata kujtimesh
Pa ditur përse akoma ty të vjen pas
Pa ditur nëse të urren apo të do
E aq me pak, pa ditur përse të do…
Me dhimbje, me lot, a me gaz.

Në një çast do trembet prej puhisë
Kokën do kthejë e trembur
Drejt shtegut nga tretet hija jote e humbur
E bindur më pas prej një mendimi
Se ty të gjen sa herë të të dëshirojë fort
I ëmbli “mendim i bukur”….

Sepse, edhe pse të njeh mirë,
Më mirë se çdokush në këtë botë,
Ajo, sidoqoftë, të do
Me mendim të ngulët, të fortë!

Kështu pra, sërish do ta gjesh atë grua,
Buzë detit, në lumë, a liqen
Ajo po vjen me hapa të lehtë
Prej ere, prej shiu, prej loti…
E ndjen?!..

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,686 hits

August 2016
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List