Dritan Loni Llogone

Poezi nga Dritan Loni Llogone

 

 

VENDI KU PËRHUMBEM

 

Buzëqeshja e gjithë botës më njësohet,
Që kur tek e jotja përhumbem ,përmëndem .
Gjithçka e hidhur rreth tyre largohet ,
Heshtjet s’janë më boshësia ku çmëndem .

Toka përkudjet i rresht ,
Ndërsa përkëdhelshëm ti hapin hedhë .
Si buzëqeshja jote ,çdo lule nxitimthi çelë ,
Hapsirë e pa limit ,ndjej të më përmbledhë .

Shi lumturie bie pa ndalur ,
Edhe pse jeta nuk është veç një buzëqeshje .
Dashuria ,është dhurata që pafundësisht ke falur ,
Ndaj vitet me ty ,janë një e pambarimt kurreshtje .

 

 

NDONJËHERË ÇUDITSHËM

 

Më çuditin përherë dukurit ,
Pa fjalë më lënë shpesh dhe heshtjet .
Ashtu siç ka gjëra që i mendojmë pa limit ,
Ka heshtje që nuk shfaqin kurr kurreshtjen !

Ç’farë do të ishte një heshtje ku s’gjenë kuptim ,
Një mendimin i stërlodhur mëndjes ,që shprehin nuk hasin ?
Vërtet ka fjalë që s’duan më tej sqarim ,
Siç ka dhe mendime që me fjalën duhet të flasin !

 

 

FTOHTËSI

 

Dallga dhe bregu hapin përherë krahët ,
Motit të egër dhe zhegut plot ngrohtësi .
Ne nuk mbetëm më miqë ,si dikur të afërt ,
Heshtja kish shtruar të sajën largësi .

Krahët të shtrija ,si dallga me bregun ,
Të të kërkoja ,të më kërkoje pak miqësore ngrohtësi .
Largësit të shkrija nga ai çast i përpjekur ,
Të mos ishim si një ajsberg gjithsesi .

Me erën të flisja ,me dallgën më përgjigjeshe ,
Me të njëjtin shi ,vadisnim atë miqësi .
Dhe natyra e kish zili tonën ngjizje,
Tani : ti nuk di më ç’mendoj,une nuk di ç’bëhet me ty !

 

 

PLOTËSIA E QËNIES TIME

 

Më ndodhë të humbas fundit të shikimit ,
Pafundësis së retinës tënde ,vetveten të shohë .
Sa herë më duhet ti fshihem poshtërimit ,
Veç në botën tënde strehim kërkoj.

Syve të tu lundroj pafundësin ,
Dhe paqen shpirti, aty e gjenë !
Nëse një dite do të njihja kotësin ,
Sigurisht largë botës tënde do të jemë.

 

 

NDJESI

 

Nuk dija më parë ç’ish vërtet dhimbja ,
As zhgënjimin që gërryen si errozion gjithçka .
Deri kur si degë e thyer u ndjeva ,
Dhe shpirtin shihja të fluturonte, si zogu pa krahë .

 

 

 

One response to “Poezi nga Dritan Loni Llogone”

  1. Zymer Mehani Avatar
    Zymer Mehani

    POPULLI IM

    Vallë si nuk u lodhe
    Në shtigjet e shekujve
    I ndjekur
    I munduar
    Dhe i përsekutuar

    Vallë si qëndrove
    Në mugëtirën e shekujve
    Nëpër mote e stinë
    Me cegmë e suferinë
    S’u bëre dot tjetër
    Se e deshte lirinë

    Ti, populli im-
    Guximtar prore
    Ti, populli im-
    Me fuqi vigane
    Ndër vite dhe mote
    U rrit qëndresa jote

    U shndërrove n’legjendë
    Që s’tretet n’harresë
    Veç me shpatë e pushkë
    N’ histori bëre kthesë

    Bijtë tu i mëkove
    Me dashurinë për ty
    Dhe shekujt i rrëmbeve
    I ktheve n ‘ fortesë
    E në zemrat tona
    Na shtove besë e shpresë
    Ti, populli im
    Ishe dhe je trim

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,682 hits

August 2016
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List