Poezi nga autorë të njohur grekë / Shqipëroi: Vasil Çuklla

Poezi nga autorë të njohur grekë

 

 

14040170_1302909076393397_4362480294006212797_n

Jorgos Suris

 

Ah dhe të jesh plak

 

Ah – thoshte Kokoja,
plakush të jesh tani
të lozja të përndriturin
të kollem, të thëthi
tabako sa të doja.

Mjekër të kesh, të bardhë
dhe kurrë të mos lexoja
në shkollë të mos shkoja
të rrija në shtëpi
dhe gjithë të ëndëroja.

Të lozja për çdo ditë
me një palë tespi
për punë mos bëhej fjalë
syza të vesh në sy
të varej xhepit tim, qosteku ngjyrë ar.

Përralla të them varg
përmbi dyshek të plakur
heshtuar e gjithë vlag
nën zërin tim të rrinë
të gjithë, me gojët hapur.

Dhe të më puthin dorën,
të jap pafund urime
ulur të jem në bri
mes mijërave nderime
të ha edhe të pi.

Të kisha dhe një hu
të luaja të keqin
dhe në më zëntë marria
të nis t’i tregoj qejfin
Kokosë zemër gërdhu.

Këto thosh edhe flet
me dij′, si çilimi
se s’di Kokoi shkret
se duan mijëra pleq
Koko të jenë, tani…

 

 

 

14045535_1301123809905257_8601048585238186077_n

Dhimitris Dhimitriadhis

 

***

 

ju tremba armiqësisë së mimëve
shakave të njerëzve të ”arrirë”
fanatizmit të egomaniakëve
armëve shumlloj të atalantëve
stekës së ulët të jargamanëve
dhe zhurmit të zhurmshëm
ikjes së poetëve.

 

 

 

14079968_1299128446771460_5027440092440479999_n

Panos Stathiojannis

 

Ti… (në motiv popullor)

 

Më je transparente, si poezi e Elitit,
më je turbulli, si lumë egërsuar –
dëborëbardha ime, në majë Psilloritit*
shigjetzezë e imja, zemrave shënjuar.

Je e madhe, si baritje malit në Soho*,
je e vogël, pikëz vese përmbi faqe
pranver-imja dehur, rokadë përmbi Llofo*
mes dimrit tim e çelur, manushaqe!

Në duar tregëtarësh, mall i shrenjtë
je krevatlirë mëkatesh dritagimit –
mjalt-ëmbël e huall, Malit të Shenjtë
thumb-hidhura ime dhe ishull internimi.

Më je gjinkallë mes plepave të Gushtit,
e më je bulkth mes heshjesh, Epidavresh* –
verë-vedha ime, por dhe aromë e mushtit
cop-kuqja ime Ti, por dhe e demit vrarje.

 

*Psilloriti – Soho dhe Llofo = majëmale të Greqisë.
*Epidavri… = Skena Antike në Athinë.

 

 

 

14022171_1297257933625178_255400818720477676_n

Spiros Potamitis

 

(Jorgo Seferisit)

 

Kaluan vitet i shtrenjti Jorgo
kritikët shtohen, për çdo ditë
të tjera hënat dhe sytë e tjerë
fjalët, q’″asgjësë″, i dhanë shpirt!

U rrit ulokësia jonë, të mund të dalim në dritë
Ajo që tepron është veç mungesa e ferrit
Por Ti, na mungon veçarisht…
Nuk është e lehtë… të jesh, Jorgos Seferis!

 

 

 

14067607_1296991253651846_3292691199134250526_n

Stela Dhumu

 

***

 

… Mos ju liro lakun premtive
sepse fashash të linjta
rëra sëmundjes rivjen, për të stisur fillimesh një klepsidër
deti, qiellin majmunëron, q’aherë që e thërritën të qetë
dhe të ujit, ikonathyes
gjurmë lenë, luspash edhe valësh.
Për çfarë dhe përse vuri kepi
Farin, të kafshojë bishtin e vet,
është diç mbetur enigmë.
Në atë breg të zi ku u volla
edhe ti kishe faj
tek tresje vështimin pelagësh
dhe uroje të pamundurën çarçafëve të bardhë.
″ah zë i zbardhur, nga del″, kjo ish që më marroi
dhe harova jodet, koralet, mjaltin e zi thellësive.
Thonj shumngjyrësh tani, të ngrehur dhe sandale
në ngjyrën e hapave ëndëroj.

 

 

Vasil cuklla

Shqipëroi: Vasil Çuklla

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s