POEZI / Poezi nga Agim Desku

 

Agim Desku

Poezi nga Agim Desku

 

 

POEZI

 

Poezi sa herë të shkruaj ,mbështjell të kam në emrin tim
Secilën plagë ti ma shëron edhe atëherë kur jam buzë vdekjes,edhe kur qeshi edhe kur qajë.
Poezi je mikja ime edhe kur nuk më flet .
Unë të flas ,e di ku je,në cilin vullkan shpërthen.

Eh,sa bukur më rri vargut tim,kur më krisën shpirti
Aty më je mbretëreshë.
Vetëm e imja je
Askujt nuk ia falë emrin tënd
As për një jetë a botë të tërë hyjnore.

Pezi është edhe emri yt mike që me ty ndaj
Ma të bukurën e yjeve.
Ëndrrat nuk më zhduken kurrë nga fjalët e tua
Si zë zane.
Sa bukur ma sjell botën e buzëqeshjes
Fatin e ndajë me ty Tanagra ime
Me mijëra kilometra udhëtime e kujtime.

Ti rri si i vetmi varg shqip,e vetmja rreze drite
Ikim bashkë me kujtimet diku ku ti e zë diellin
Nën hijen e fjalëve dhe ëndrrave tua shkruajmë
Për ty poezia ime një mijë e një kujtime.

Eci poezi përkrah lirisë se bashku në një cak
Të pangopur nga dashuria për vargun që më sjell
Dolli vere e jete që më mësove çfarë është dashuria e mikes.

Eh,nuk ndalem në asnjë cep bote deri tek yjet të takoj
Se si ndritë si kandil shpirti dhe tek hëna
Si më bëhesh buzëqeshje lumturie, pranverë kujtimesh.
Po,me ty poezi u shndërrova në lule pranvere
Në aromë të fisit tim shqip,në të Bukurën e Dheut.

 

 

One thought on “POEZI / Poezi nga Agim Desku

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s