Poezi nga Marjeta Shatro
Nënës sime
O më e shtrenjta e botës sime!
O dritë e syve të mi!
Me dashurinë tënde më ke bekuar!
O e shenjta Perëndi!
Në prehrin tënd unë harrohem
Nanurisjes ëndrra përkundur
E vogël para teje, si fëmijë
Vrapoj drejt teje, me një frymë.
O nëna ime e mirë!
Ti që më pret tek pragu gjithmonë!
Ti që je muzë përmbi muza!
Ti që shndrit mijëra ylberë!



























Leave a Reply