Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj
 
 
 
FRYMËZIM
 
Kam nis të shkruaj, prej zbrazëtie
Muzat e zeza kam zhgarravitur mbi zemrën e bardhë
Kruspull brenda arsyes rri dëshira e prushtë
Me t’ thënë se të marrësh thjesht frymë
E të mos kesh frymën e erës së mirë mbi flokë
Është njësoj si të mos jesh
Njësoj si të mos kesh qenë asnjëherë…
 
Janë vetëm copat e ajrit prej teje, që më lëmojnë
Janë vetëm fjalët e zemrës tënde, që më bëhen trokitje
Dhe rrahjet e turpëruara në pemën pa gjethe të trupit tim
Që përsërisin në natën e gjatë të mungesës:
Thuaja, thuaja!
 
Nga njëmijë errësirat, mund të gjej njëmijë diej
Veç prekjen gjethore të këtij çasti ta kem
Mendimeve t’ia ndryshoj shijen e idhët të nxitimit
Me një ndjesë të kthjellët, si ky qiell…
Por fjalët pelin, s’di nga e gjejnë rrugën për në zemër
Të mëndafshta, në një shije të ëmbël, rrjedhin e luten:
Më lejo, më jep pak jetë!
 
 
 
SË LARGU
 
Erdhi sërish i purpurt,
si bisk i ndritshëm që kërkon Diellin
dimrin e gjatë dëshiroi të harronte
përmes fjalëve të munguara
pa thënë asgjë për dhimbjen
mungesën e frymës
rrahjet e zemrës,
si krahë pëllumbash
pikimin e lotit
mbi gjethe.
 
Më fliste mekur
zemra e përmallur e një zogu
penduar pse këngët i këndoi
në degë të tjera, e mbrëmje dalldie,
kur besonte se harrimi është i ëmbël,
si një qershizë e mbushur me lëng,
si një melodi, që lind në mesnatë.
 
Premtonte syzjarr
gjithçka të pamundur
me një sinqeritet fëmije naiv
dhe lutej
dhe lutej
dhe lutej…
 
Ishte dashuria që më fliste
nga një galaktikë tjetër, e largët
nga një planet ku jeta ishte shuar.
Unë nuk shihja më asgjë
Unë nuk dëgjoja asnjë tingull:
Thjeshtë,
mund të kisha besuar!
 
 
 
TI MBAJE NË DUAR
 
Ti mbaje në duar
takimin me errësirat
në duart,
që m’i zgjate mua…
 
Ku e çove
dritën që të lashë,
si dhuratë ditëve me shi?
 
Ti kërkon sërish dritën,
por më kot.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,709 hits

March 2017
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List