Poezi nga Marjeta Shatro

Poezi nga Marjeta Shatro
 
 
Xhaxhait tim
 
I miri xhaxha, i përvuajtur, por ngritur dhimbjeve
sot vdiq trupi yt, por jo shpirti!
Me urdhër Zoti shkon në amshim,
e kthyer pas, në përjetësinë kujtim!
Për ty, i urti plak, flasim të gjithë
të trishtuar, të themi lamtumirë!
Do na mungosh xhaxhai im i mirë
Pikëllimi i ndarjes nga zemra pikon
e mes nesh, portret i jetësuar, përgjithmonë!
 
 
 
Më sëmbon…
 
Kur dëgjohet vaj…,
nxin vdekja.
Më tymojnë mendimet
dhe dalin nga koka pegasë të bardhë,
fluturojnë bashkë me shpirtin e të vdekurit,
larg botës tonë
e unë në heshtje bëhem rojtare kuptimesh,
të fjalëve të thëna në çastin e të madhes dhimbje.
Çfarë më sëmbon?
Vallë do t’i dhimbsem dikujt, kur edhe unë të shkoj?
 
 
 
Shpirt i lirë
 
Thyhet jeta si pasqyra,
përhapen copëzat kujtime,
Fluturojnë atomet e lëndës,
pas mbetet imazhi…
…Mbillet materia,
që të rendë i lirë shpirti.
 
 
 
Ditë vere
 
Gugatin pëllumbat në ajër,
nën ritmin e flatrave kërcejnë valle,
gumëzhijnë rrugët prej fëmijëve,
rrezet e diellit ngatërrohen mes tyre,
ndizet shpresa në ditë vere.
Bekuar Zot ditët e pranverës!
 
 
 
Fluturo i lirë
 
Hape derën, mos rri mbyllur,
Të hyjë drita, të vijë shpresa.
Largoje pikëllimin nga sytë dhe zemra,
Të vijë gëzimi i pranverës, gazi i jetës.
Nxirre terrin jashtë, se të ka verbuar.
Këndo bashkë me zogjtë , vallëzo me erën.
Dashuro fort, rikthe ngazëllimin.
Shuaje melankolinë, ndiz zjarrin e shpirtit.
Ëndërro për dëshira të paqta dhe endu bukurisë stinë!
Jeto mes ngjyrimeve, fluturo i lirë!
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s