Poezi nga Ollga Selmani
Ti siguroja qiejtë nga rrënimi
Ndër qiej të pastër, vizatova përfytyrimet,
ndër kthjelltësira, të holla qelqesh,
aty ku gdhënden dëshira superiore,
mes mendimit dhe heshtjes .
Qe një moment, që u lëkund balanca
dhe hapësirat e qelqta, rrezikonin të binin .
Mu desh të vija zemërën në mes,
ti siguroja qiejtë nga, rrënimi .
Përqafimin e fundit
Erërat, vijnë, si puthje të pa dhëna .
Hapësirat, kanë etje biblike .
Ka një vakum, të pa treguar,
nga momenti i ikjes .
Ne, nuk e dhamë, përqafimin e fundit
dhe kjo, patjetër është shkak,
të çmenden erërat e përtejme,
të vijnë, të qetësohen, për pak .
Dëshirat e tyre, mbetur pezull,
nga ajo ditë deri sot,
trazojnë malle fundshpirtërash,
largësirash, shndërruar në lotë .