Poezi nga Teuta Osmani

Poezi nga Teuta Osmani

 

FLUTUR PRANVERASH

Nuk është më tepër e bukur, bukuria ime
se sa ndihem mes bukurive të natyrës,
as aroma ime e ngjarë mes lulesh
sa ngjyrat që më japin në jetën time.

Jam një flutur që rend fluturimeve
me krahë të hapura në lulishtet,
në lëndina të gjëra e të shtrira
këtu ku shkel dhe marr nektarin e tyre.

Tek lulet kam gjetur vetveten
tek petalet e hedhura si vello,
në trupin e hollë e të brishtë si lastari
jam ndjerë e freskët ,e çelur tek stinët.

Në prag të çdo stine ndihem unë
si askush tjetër ,s’më ngjan as në gjurmë,
sa kam fjetur mbi to, në ëndrra shtegëtuar
ashtu ndihem tani,me vesë , e ndritur nga Dielli aguar.

Mos më vështroni si e marr’ nga era
as , sikur mbi vete kam fletë te blerta,
as, si një gonxhe që kurrë s’ka çelur
por ,si një lule e bukur ,flutur pranverash.

Teuta Osmani
16/3/2016 Usa.

 

PËR NJË DIELL

Meqënëse,
mua më mungon bishti
Sepse jam njeri
Për dashurinë time kam kokën
Me buzë, e vesh, e sy!

E megjithëse,
Jetoj në pamundësi të kohës
Së keqe
Unë shpirtin e kam dritën e udhës
Ku kam prehje!

E në qoftë e udhës së pafund
Shpresa e vetme
Le të jem unë Ajo, që dashuroj
Një Diell të vetëm!

Teuta Osmani
Amerikë
16.3.2017

 

FJALA

Sa dua të gjej embrionin e fjalës
Ndjeshmërinë e saj deri në palcë
Si të jetë një qënje e ngjashme
Me trup prej shpirti, mishi e gjak!

Teuta Osmani
Amerikë

 

DERI TEK TY

Nga cila anë të bregut të Oqeanit të shkoj,
të arrij në krahët e Tua ,
me mall të fluturoj
nga e cila fjalë thuaj
Të të përqëndroj pritjen që shumë e dua!?

Sikur të qe një armë e fortë!

Sa dua …
…sa dua me Ty të fluturoj,
anekënd brigjeve,
dallgëve që na rrethojnë.!

A e dëgjon zërin tim që po të thërras?
Në vargje shkruar enkas për Ty
sa jetë kam jetuar ,
e prap do jetoja veç një dëshirë.

A e dëgjon këngën time,
që kurrë s”kam pas kaq lumturi?

Sa edhe malet le të shëmben
të të arrij deri tek Ty.

Teuta Osmani
Amerikë

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s