Poezi nga Irina Hysi
Zog ëndërrimtar
Unë jam si një zog, fluturoj kur shikoj njeriun,
e shikoni ju, ja aty nga fundi…
Jam e lirë në fundin e syve tuaj, mbi kokat tuaja,
përherë në kërkim, të një bote më të madhe…
Në vetmi do të dua me shpirt, do e kuptosh,
do thuash dhe vetë, atje poshtë…,
kur të më kujtosh e do duash të kthehesh
në gëzimin e jetës universale!
Do duash të mbushësh me ajrin tim, poezisë vetëm,
në buzë kur të ulësh trishtim…
Me ajrin do ngremë dollinë, ti me tënden mërzi,
ndërsa unë, me timen dashuri…
@Irina Hysi




























Leave a Reply