Poezi nga Miltiadh Davidhi

Poezi nga  Miltiadh Davidhi

 

PO NË VENDIN TIM?!

Pak me vonesë,
Por nisën të gjallojnë,
Si buzqeshje të vogla,
Dhe këtu, në Modena,
Lulet e pemëve.

Se, këtu, mjegullat,
Çelin më shpesh lule.

Ja, nëpër degë të kaltra,
Drita shpërtheu
Me plot petale të bardha,
Që s’fidojnë
Qiejt e zinj,
E retë e vrazhda.

Po në vëndin tim,
Ndonse pak me vonesë,
Ndonse pak me vonesë,
Ai, shpirti i ngrohtë,
A do çelë, ndonjë lule,
E shpresë?!

Me aromë karafilësh,
E buzë zambaku?
Lule të bardha, lule të verdha,
Jo, lule të kuqe gjaku.

Dt.20.03.2017. Modena.

 

EKLIPS

Dimër, ftohtë,
Vetmi,
Ndaj
Dielli,
Hënën mori
Për ta ngrohur
Në gji!

Dt.20.03.2015.Modena

 

KËMBA DHE DORA

Duke ecur serbes-sebes
Këmba, dorës seç i flet:
-Pse lëviz kur eci unë,
Për të thënë që je në punë?

 

BISHTI

(Dhelpra dhe qeni)

Shikimin tallës qenit,
Dhelpra si shigjetë i ngul:
-Në gojë ke bisht lope,
Nuk ke mish tul!

Lehu qeni fort,
Ta dëgjonte mileti:
-Vërtet, ashtu është,
Se jam qen fukaraj,
S’jam qen… deputeti!

 

STIVA E DRURËVE DHE SOPATA

-Moj sopatë punëtore me emër,
Stiva qënka me drurë të shtrembër!
Shkëndijoi sytë sopata,
Porsi xixa ylli:
-Ç’të bëj?
Kështu është i gjithë…pylli!

 

DHELPRA DHE ARIU

Troket dhelpra: -A do mysafirë,
O ari bujar dhe i mirë?!
E duke ecur ngrehur, ngrehur,
Na i çoi një peshk qefull.

U bë ariu pikë e vrerë,
Dhelpra i mbeti në derë,
Solli një peshk vërtetë,
Po u largua kur hëngri…dhjetë!

 

LIGJI DHE DEPUTETËT

(Fabul-përrallëz)

Dhe kryetar Ariu,
I dha fjalën një qeni:
-Na jepni mendim,
Për ligjin: “Hosteni”!

Ham, ham, ham lehu,
Qeni demokrat:
-Për mua do shkurtuar,
Është shumë i gjatë!

Nga grupi socialist,
U ngrit e tha një dash:
-Jo vetëm është i gjatë,
Por, dhe shumë i trashë!

Ndaj t’mos humbim kohë,
Se jemi të vonuar,
Se edhe do gdhendur,
Edhe do shkurtuar!

Dhe pula balliste,
Kakarisi me zë:
-S’na duhet ky ligj,
Bëjmë dhe pa atë!

Hingëllin kali në pushtet:
-Moj, pulë mendjelehtë,
Jo vetëm që duhet,
Po dhe majëmprehtë!

U tremb kau agrar,
Prej ligjit “Hosteni”,
U fsheh në livadh,
E dot s’po e gjenin!

E thumboi dhelpra,
Kaun e shkretë:
-‘’Hosteni’’ është për qetë,
Ti je…ka deputet!

2007.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s