Poezi nga Rami Kamberi
NUK I MBET, SHTEG TJETËR…
Tek oborri i kullës, për t’u përsëritur, në farë
E la jetën, para himnit të vdekjes
Ku bryma ia kishte kafshuar, edhe lulen e tharë
Gojët, zhurmonin, mos e merr, pa gjakderdhje, o zot
Se lulet pastaj, kurrë nuk do të lulëzojnë
Mes pluhurit të mbetur, që pikëlohet vetëm me lot
Më keq se vdekjet, që motet na i harrojnë
Se sytë, do të na mbeten, pa shpërlarë, me liri
Nëpër fshehtësitë, të serta e hileqare
Si shtatët tona, që na harrohen, nëpër Shqipëri
Duke e kafshuar dhe skamjen, mbi sofrat plot pikëllimeve
Për ta sosur urinë, mes syve bojë, jeshile
Duke i rreshtuar, shtatët, për vdekjet e reja, me trishtime
Që para u prinë, liria, me uniformën katile.
PËR T’I THËNË, SECILËS PERANDORI…
Me motet e luftërave, nuk do të mbeten, historitë
Se mbi tokën e plisave, edhe lulja lulëzon, në gur
Me urtësitë e gjuhës të qëndresës, prekin lartësitë
Si shtatoret e dashurisë, që shndërrohen, në nur
Për kohën, të fitoreve, që na pagëzuan, shenjtorë
Si kalorës, që nënshtruam, shumë perandori
Mes luftërave të mëdha, me besën, jemi arbërorë
Rrugëve të lavdisë, duke dalë, tej e përtej, krenar
Mes fushëbetejave, për t’i thënë, secilës perandori
Jemi, plisat e truallit, të bekuar, vetëm si shqiptar
Që shkelin mbi robëritë, për lulet, me aromën, Iliri.
MOTIT , PA DRITË…
Në ëndrrën tënde, mbet, e imja dashuri
Me të bardhën, pëlhurë
Bashkë më ca shikime, që flisnin, për sy
Si i mbete kohës, pikturë
Që qepallat e xhindeve, kokën ta ngjyrosin
E djallet, si të çmendur
Nga toka e qielli, kërkojnë, që të të sosin
Si disa piktura, pa emër
Vdekje e jetë, fshehur, pas emrit, pararojë
Shikonin kohën, për ty
Me dashurinë time, guxo, që të pikturojë
Shtatore motesh, Shqipëri?
RRUGËS, PA KTHIM…
Vdekja, ishte më shumë se një lindje, e re
Kur na rreshtonin, rrugës pa kthim
Atje, ku na premtohej një botë, me një fe
Ku pritjen do ta kishim, si shpëtim
Nuk guxohej, as koka të kthehej, për shikim
Ku na mbetën, sytë, mes fjalës së fundit
Nëpër kullat dhe plisat, që i lamë në trishtim
Lidhur nëpër durim, tek gurra, e katundit
E bënim ecjen, duke lënë nishane, për kujtesën
Nëpër lindje e vdekje, që na shoqëronin
Duke e lidhur për koke, shqip, vetëm shpresën
Me thirrjet, që kurrë, të mos na harronin.
MOJ, SHQIPËRI…
Në dritën e syve tu, e shohë hijen e çmendur, liri
Si ëndrrën e të parëve, që e mori, zilia
Moteve, në mes të kuqve, kur tradhtia, vuri pusi
I shohë dhe shikimet, me sëmundjen e vjetër, egërsi
Që e kërkojnë, fundin e gufimeve, nëpër krenari
Mes ëndrrave dhe zhgjëndrrave, si gjarpërore, përsëri
Lidhur për shprese, se vetëm vdekja, bënë histori
Ua shohë vrerin, edhe penave, që e pinë ngjyrën
Si e zeza bardhësinë, mes lindjeve të reja
Me gufimet e moteve, që nuk e tregojnë, fytyrën.