Shtëpia Botuese ” MILOSAO” publikon librin e dytë të kolanës letrare “Poetë bashkëkohorë të Mesdheut” të poetit tjetër italian Marco Ignazio de Santis, të titulluar “Në kërkim të bashkës së artë”, përkthyer nga Albana Alia dhe redaktuar nga Agim Mato.

Shtëpia Botuese ” MILOSAO” publikon librin e dytë të kolanës letrare “Poetë bashkëkohorë të Mesdheut” të poetit tjetër italian Marco Ignazio de Santis, të titulluar “Në kërkim të bashkës së artë”, përkthyer nga  Albana Alia dhe redaktuar nga Agim Mato.

“Botimet Milosao” del me librin e dytë të kolanës letrare “Poetë bashkëkohorë të Mesdheut” të poetit tjetër italian Marco Ignazio de Santis, të titulluar “Në kërkim të bashkës së artë”, përkthyer nga  Albana Alia dhe redaktuar nga Agim Mato. Marco Ignazio de Santis u lind në Molfetta, në Puglia, në vitin 1951. Është poet, narrator, kritik letrar dhe eseist. Disa prej artikujve, poezive dhe tregimeve të tij janë përkthyer në: serbo-kroatisht, spanjisht, shqip, sllovenisht, frëngjisht, anglisht, latinisht dhe polonisht.

Marco Ignazio

Ka botuar disa përmbledhje poetike: Uomini di sempre (Po ata njerëz), Lacaita editore, Manduria 1984; Libro mastro (Libri i madh), Levante editori, Bari 1991; Jesen u srcu (Vjeshta në zemër), përkthyer nga Dragan Mraović, Naučna Knijga, Beograd 1992; Lettere dagli argonauti (Letra nga Argonautët), La Vallisa editrice, Bari 2007; Dal santuario (Nga shenjtërorja), Edizioni Helicon, Arezzo 2014; Ritorno di fiamma. Poesie umoristiche e satiriche (Rikthim i dashurisë. Poezi humoristike dhe satirike), Genesi, Torino 2016.

Përktheu nga italishta Dr. Albana Alia

Në prozë ka botuar «Vaghe stelle» e altri racconti (Yje të vagëta dhe tregime të tjera), Genesi, Torino 2012. Në vitin 2006 ka marrë pjesë në Takimin 43° Ndërkombëtar të Shkrimtarëve (43° International Meeting of Writers) të zhvilluar në Beograd. Si kritik letrar ka botuar: Periferia centrale (Periferia qendrore), Levante, Bari 1990; La poesia in Puglia (Poezia në Puglia), Forum, Forlì 1994, në bashkëpunim me Daniele Giancane-n; Puglia: una poesia di frontiera (Puglia: një poezi në kufi), në Vertenza Sud (Çështja jugore), Besa, Nardò 2001 dhe antologjinë e poetëve “La Vallisa” La luce del mondo (Drita e botës), Tabula Fati, Chieti 2012.
Ndër vlerësimet dhe shpërblimet e shumta përmendim: Çmim për Kulturën i Presidencës së Këshillit (Premio della Cultura della Presidenza del Consiglio) për vitin 1986, Çmimi “Premio – Umberto Saba” në vitin 1989 për vëllimin Uomini di sempre (Po ata njerëz), çmimin “Premio – Renata Canepa” në vitin 2008 për përmbledhjen Lettere dagli argonauti (Letra nga Argonautët) dhe çmimin special të kritikës (Premio speciale della critica) “Thesaurus” në vitin 2012 për «Vaghe stelle» e altri racconti (Yje të vagëta dhe tregime të tjera).
Ka drejtuar revistat “Studi Molfettesi” (Studime për Molfetta-n), në periudhën 1996-2000 dhe “Report”, në periudhën 2005-2009. Ndërmjet studimeve të shumta historike po përmendim: “Un amico di Garibaldi: Eliodoro Spech, cantante, patriota e soldato” (Një mik i Garibaldi-t: Eliodoro Spech, këngëtar, patriot dhe luftëtar), Inprinting, Molfetta 2011, i vlerësuar në vitin 2011 në konkursin XXIX Premio Firenze me çmimin “Fiorino d’oro” (Monedha e artë), dhe W Salvemini. “Le elezioni politiche del 1913 nei collegi di Molfetta e Bitonto” (W Salvemini. Zgjedhjet politike të vitit 1913 në kolegjet e Molfetta-s e Bitonto-s), Aracne, Roma 2013, në arkivin e Bibliotekës së Dhomës së Deputetëve (Biblioteca della Camera dei Deputati).

 

Redaktor i librit: Agim Mato

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s