Poezi nga Fatbardha Behri Kaçi

Poezi nga Fatbardha Behri Kaçi
 
 
TË FALEM
 
Shkyva tisin e kohës
Medaur…
Pasardhësit e sodit
Pellazgët e Ilirët
e kahdikurshëm
me i pa !
Sokëllima yte ,
gurë ciklopikë
ka me rrokullisë.
Dhembja yte ,
qiellin ka me coptue.
E , lot ‘ e tu
shi zjermi
kan me u shprazë ,
mbi kët’ tokë ,
të bekueme perëndish…
Nji pllamb dore
asht ba .
E , ata njerzit
me bes e trimni ,
kan mbet ‘ pak ….
Oh , sa pak …!
 
O Medaur !
Hyjni krenare
e luftës për liri .
Jepi zemër
k’tij kombi t’vujtun ,
Me pa shpres ‘ e Diell .
T’falem ,
Medaur !
 
 
 
PERËNDIM DIELLI
 
Perëndim Dielli …
Amëlsi ngjyrash…
Edhe përgjysm
fshehun resh ,
prej ajris ,
hedh ,
pëlhurë magjike .
Jam në delir…
Qelizat magnetizohem…
Nga koha n’ikje ,
ndjej nostalgji ?
M’thith graviteti ,
nalt hapsinave…
Molla e Njutonit
n ‘pyetje :
Sa fsheh ADN-ja ?
Jena alienë ?
jena shpirtxixëllonja?
Shkojmë-vijmë …
T’kozmosit ,
perjetsi ?
 
 
 
MEDITIM
 
Buna rrjedh
ngadalë , dhimbshëm…
Shtyn ujnat ,
me lotët e Rozafës…
nga zemrimi ,
shkumzon Drini…
Klithma pulbardhash ,
shkyjnë kaltërsin ‘…
Liqeni valzon
dridhshëm…
Bedenat e kalasë
kryet n’kaltërsi
duen me kafshue qiellin…
Se , në gurt ‘ e tyne ,
kullon tamël gjini…
……
Blatim Zotash ,
dashnia…!
Gjarpni biblik
tradhtia…?
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s