Poezi nga Alma Prifti

 

Poezi nga Alma Prifti
 
 
TË JESH POET
 
Risi të jesh poet,
ndjenj e rrallë të lind.
Të qendisesh mbi fletë,
të dashurosh poezinë.
 
Poet ka kudo,
në rrugë, në mal, në fushë.
Të shkruajë kush nuk do,
por poet s’është askush.
 
Strofën e hasim pafund,
në cepat e jetës e njoh.
Në sakrificat plot mund,
poezia prek në çdo kohë.
 
Gjithkund fshihet poeti,
në vargje e strofa lirie.
Por askush poet nuk mbeti,
në vepra me rimë dashurie.
 
 
 
PIANO E VJETËR
 
Mbi piano thurr melodi për ty
dhe shkrihem unë mbi nota.
Në melodinë e syve të tu,
shoh sa e bukur është Bota.
 
Vazhdoj unë muzikën e qetë,
dëshiroj me tinguj të të flasë.
Kjo natë për ne është mbret,
shpirti sol mixhor të bërtasë.
 
Nuk u lodh kjo piano e vjetër,
me të plakura saga vetmie.
Nuk paska muzikë tjetër,
veç këngë balade dashurie.
 
 
 
TË JESH FEMËR
 
Shati yt i brishtë,
derdhur si lastar.
Fytyra jote e trishtë,
zemra shumë e vrarë.
 
Fatin mban në duar,
femër e gjakosur.
Nga Zoti e bekuar,
nga Djalli e brengosur.
 
Shumë të duan femër,
shumë të lendojne.
Ti ke veç një zemër,
më shumë ata kërkojnë.
 
Ehh e mjera grua,
më thuaj çfarë ndien?
Fati t’u harrua,
mallkimi po të vjen.
 
Po të zhdukesh grua,
Bota si do ndihet?
Asgjë tjetër s’dua,
drejtësia le të vihet!
 
Ti je vet shpresa,
je ndjenja e pafaj.
Je gruaja që desha,
nga shpirti dot s’e ndaj!
 
 
 
DJALLI I Zİ
 
Si shpjegohet që u çmënda,
unë pas teje more gjarpër.
Rrugëve të errta u enda,
si një shpirt krejt i varfër.
 
U zvarrita si një shpend,
si një zog me krah të prerë.
Shpirti im ku s’u end,
ku s’u shuk e hoqi terr.
 
Ti o gjarpër i harruar,
ti skifter me sytë e zinj.
Me Djallin isha martuar,
për të lindur djaj të rinj.
 
E pushtove ti parajsën,
më burgose lart në re.
Shpirti im i pafajshëm,
dashuroi një djall pa fe!
 
 
 
TRISHTIM
 
Nisem…
ashtu e trishtuar drejt rrugës së vjetër. Endem rrugicave pa adresë. Kërkoj një mall të fjetur, por mbetem e pa shtresë.
Pushoj…
dhe lotët me ngrijnë në faqe. Ashtu e mallkuar ngushëlloj veten. Kërkoj shpëtim, mbi dhembjen të tretem.
Nisem…
sërisht drejt rrugës së vjetër, ku mendimet mbërthyen të tashmen. Aty gufoi dhe forca ime, ëerqafoi kujtimet që mbeten kujtime!
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s