PARATHËNIE : Rreth romanit të parë “Prapa kurrë më!” të poetit, shkrimtarit, eseistit, studiuesit, pedagogut Tyran Prizren SPAHIU /

PARATHËNIE

  Rreth romanit të parë ” Prapa kurrë më! ” të poetit, shkrimtarit, eseistit, studiuesit, pedagogut Tyran Prizren SPAHIU

Posa fillova të shfletoj nuk po u besoja syve ngjarjet e shtjelluara të mikut tim sikur rebeloheshin dhe nxirrnin nga blloku i mejtesës së popullit vuajtjet dhe pakënaqësit të cilët më ishin bashkëudhëtarë, ato ndiqnin ritualin e jetës, por në forma dhe objektizma të kohëve bashkë-kohëruese.

Emocionet më mbërthyen‘’Vllau i Madh’’ me tërë forcën e vet vazhdon të sundoj në forma të papranueshme në të kaluarën, dhe frikësohem edhe në të ardhmen. Ky është ‘’Vllau’’ që sundon edhe jetën private të njeriut në forma të ndryshme. Ishte koha e Perdes së Hekurt, kohë kur njerëzit e sistemit në çdo formë futeshin në jetën e njerëzve, ndodh ashtu edhe sot, kur po ky vëlla, pikërisht shteti në romanin ‘’Prapa kurrë më’’, në forma më të sofistikuara të mundshme endet në jetën private, metoda që vështirë pranohen, por ja që këto lojëra definitivisht mund të shpikë truri i njeriut.

Sistemet janë pjesë e gjallesës, mbijetesës, mbindërtimit, të stërngarkuar me aparate që madje janë të pranishëm në vendet më intime-familje të krijesës njeri.

Nesër, po edhe nesër me makina të përsosura do të udhëzojnë ndërtimet e hekurt-robot-njerëzit të zbatojnë urdhërat, mundësojnë ndeshjet e mendimeve, ushqejnë ndjenjat e çoroditura, furnizojnë tronditjet më makabre që mund të ketë një person. Janë ata pandërprerë aty në keqtrajtim apo do tentojnë të frymojnë në privatësinë e krijesave duke tentuar në çdo formë të mbajnë nën emocione, frikësim, kërcënim, popullatën në kuptimin më të gjërë të mos devijojnë nga qëllimi i tyre vetëm e vetëm mos të humbasin objektivin e tyre primar, sundimin.

Romani ‘Prapa kurrë më!’ ngërthen në vete dy sisteme, që në mënyrën e vet janë të pranishëm në jetën e njeriut,  Në një anë njeriu i pafajshëm pëson ndërsa në anën tjetër fajtori në këtë rast konkretisht Shqiptari djali i Shkëmbit falet për një arsye të vetme, sërish janë dëshmitarët e dyshimtë që vendosin.

Tyran Prizren SPAHIU

Një kohë të gjatë do të jetë kjo temë aktuale dhe tejet tërheqëse për njeriun gjegjësisht lexuesin.

Romani ka një hyrje që vërtetë nxit lexuesin të gjej kohë të lirë dhe pa humbur asnjë fjalë të futet i tëri në këtë histori tejet të dhimbshme, por edhe jashtëzakonisht intriguese për shtresën e gjërë të dashnorëve të fjalës së shkruar.

Lufta vazhdonte me tërë brutalitetin e saj. Dimri në të ikur lëshonte tisin e bardhë të gërhamës së fundit të dëborës, e cila bashkë me të ftohëtin dhe luftën që kishte lidhur dhimbjet dhe ofshamat për të afërmit të cilët prisnin fëmijët, vëllezërit, motrat, baballarët…

Vazhdonin krismat e fundit, armiku kishte marrë rrugën e turpit, një çift partizanësh të dashuruar tokë me lirinë e shumëpritur, hedhnin hapat e para të dashurisë rinore, derisa  ditët rrokulliseshin dhe fitorja erdhi bashkuar me krismat që lajmëronin çlirimin e vendit nga okupatori. Kohë kjo kur dy miq të një kompanie të brigadës 127, Iliri dhe Rendi, ishin që të dy të dashuruar në Vjosën.

Rendi një djalë simpatik, luftëtar i vendosur e sypatrembur, vinte veten në rrezik për të shpëtuar shokët, Vjosa kjo partizane e devotshme vinte nga një familje fshatare me tradita patriotike nga jugu. Lidhja me Rendin e ftohu miqësinë midis dy shokëve. Ashpërsia e luftës godet edhe Vjosën e cila pak ditë para se të përfundoj lufta humb jetën.

Por, kontradiktat dhe pakënaqësitë midis Rendit dhe Ilirit u thelluan, ashpërsia kulmoi në mbledhjen e fundit të partisë. Rendi pak pas martesës me Gjysten detyruar është të gjej rrugën e vetme dhe më të shkurtër, të iki nga kjo kohë. Ashtu edhe u bë, doli jashtë kufirit dhe shkoi në Amerikë duke formuar familje të re, por mendjen e kishte te i biri, që kish lënë në Atdhe. Gruaja ka mbetur vetëm, humbur në kohë nga mërzia kthente nga një got raki, por ajo nuk ishte problematik për vete dhe as për shoqërin.                Koha bënë evoluimet e saj ku dhe njeriu i përshtatet sistemeve shoqërore ku jeton, Sistemi një partiak kishte shumë diferencime shoqërore, dhe lufta e klasave po zgjerohej dhe thellohej nga një hendek i pa parë, ku liria e fjalës censurohej dhe futej në birrucat më të errta, nga prapaskena e njeriut mbi njeriun, ja kalonin dhe dramave shekspiriane.

Djali rritej, sa i thoshin i biri i partizanit të arratisur! Djaloshi mësonte dhe gjithmonë ishte i pari në mësime, kishte përvetësuar edhe gjuhën angleze.

Dyshimet kishin veshur rrobat e pakënaqësisë, termini latin,..homo hominis lupos es,..njeriu për njeriun eshtë ujk kish zënë vend, ka gjetur edhe kohën shumë të përshtatshëm në këtë roman.

Shkëmbin e futën në kurth, atij i vendosën hekurat dhe e çuan në birrucë, pas një kohe të shkurtër e dënuan me tridhjet vjet burg, për dy vrasje të bëra nga dikush, nga ku alkooli i bënte një revolt të brendshme. Largimi nga kjo humnerë solli në ikje matanë oqeanit, Ndaj i/e nderuar/a lexues doemos mu desh të bëj një sienoptik të ngjarjeve dhe lidhshmërisë gati se të përsosur.  Nështjellim më të zgjeruar i ka libri ‘’Prapa kurrë më!’’  SPAHIU më kthehu kohën prapa që dremiste në kujtimet e hidhura e të përjetuara, të asaj kohe të rëndë.

Autorin ,TYRAN PRIZREN SPAHIU përgëzoj ,për këtë libër të veçant e me nuanca historie, ku emrat e protagonistëve janë fiktiv dhe peshën do e bartë historia.

 

Pllumb SHEHU Tiranë, 21.II.2017.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s