Ndoshta… / Poezi nga Rita Hoxha (Oxha)

Poezi nga Rita Hoxha (Oxha) 

 

Ndoshta…

Ndoshta jam unë shpirt i padjallëzuar
në pafajasinë jetë dhe dlirësinë time,
që lejoj emocionet e panjohura të më pushtojnë
në tërë qënien time, në çdo qelizë ,
tashmë trazuar nga ky univers
me fjalë violente apo dhimbje pa fund.

Ata nuk e njohin dashurinë hyjnore,
vijnë të ftohtë e zbresin nga akujt
harrohen eterit, pakuptimësisë së tyre
e predikojnë për mrekullitë qiellore,
pa ide, kufijve të egzistencës
ose mendimeve të lodhura e zbrazura.

Vetëm avionët fluturojnë qiellit gri
zogj të hekurt mbi shpresa të vrara
që mbjellin farën e jetës me kanabis
në shpirtërat e dlirtë e jetëve të pafajshmëve ,
apo shembin pallatet në zhurmën e tritolit
syve të perënduar gërmadhës së ngritur.
Ata në realitet injorojnë gjithçka, e këdo
dhe vetë Zotin, që vështron nga përtejqiejt
e sakrifikohet çdo ditë për ne njerëzimin .

Ata janë shndërruar në supermenët e situatave të grishta,
ku ndërrojnë femrat, si çorapet në hotelet luksose
në zemër mbartin veç urrejtje …
e luten para turmave për jetë paqësore,
…, ndoshta asgjë e mirë nuk do të ndodhë,
e bota vërtitet e tëra në kaos
me njerëz që shpërfytyrohen agimeve të lindura,
ndërsa unë vazhdoj e vazhdoj të lotoj.

Ashtu nëpër mjergull përshfaqet Dante
“i kanë hyrë rrugës së ferriti pëshpëris …. !”
Orfeut i është thyer lira e në ajër vibrojnë tinguj të trishtë.
Dhe mua nuk më vjen aspak turp, sepse kjo botë qënka mizore
botë e fshehur makiazhit moderrn
maskës së re në fytyrën e vjetër
instiktit shtazarak që prek gjer ne deje
e sot të kërkoj mëshirë për shpirtërat e ligj,
që enden udhëkryqit të tyre, pafund
shpirtëra të korruptuar e droguar nga vesi.
Ohhhhhh…! S’ dua ti mallkoj, por…
dhe në ferr s’ dua ti dërgoj,por…
në flakët e së keqes do të digjen,
do të hahen nga gjarpërinjtë helmues , por aty
botën s’ do ta shohin me mospërfillje dhe do kuptojnë
të buzëqeshësh përsëri … !Jo nuk ka më kohë ,
se nga ferri askush si shpëton më
Virgjiljo apo Dante tashmë kanë ikur larg.

Të digjen, të shkrumbohen, flakët ti përpijnë
jam e vetëdijshme që në ferr s’ ka shpëtim ,
janë veprat e tyre dhe marrëzia,
ca më tepër urrejtja dhe lakmia,
që i hodhi humnerës dhe flaku greminës.

Shtjellat e përhapura dhe tisi i tymtë
shpërndarë çmendurisë së kohës së njeriut
ngadalë do zhduket dhe kjo errëti , e si në një fillim të ri
pas tyre, kthjellësia do rilindë sërish
një rreze dielli apo shprese do shndritë
dhe një qetësi e çiltër do mrekullojë nga hyjnitë.

Shkroi Rita Hoxha (Oxha)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s