ODEONI I NJË SHPIRTI POETIK / Nga: Rami KAMBERI

ODEONI I NJË SHPIRTI POETIK

 

Nga: Rami KAMBERI

“Sa ditë e lumtur si dhuratë kur më erdh
Vaj i lindjes që Lindi e pagëzova
Sikur bukuria e qiellit mbi mua u derdh
Kur lot e shtat me sy ia ledhatova

Nuk ngopesha dot me dashurinë e bekuar
E puthja me buzët e shkrumbuara
Deri te pikë e lotit ku jeta i kishte lulëzuar

I shikoja lotët e gëzimit që më pikonin
Mbi shtatin e tij që pikëlohej me dashuri
Kur ja shikoja shikimet që më kërkonin
Ta merrja në krahë e t’i thosha Lindi je ti”

Ishin mu këto vargje, që më detyruan të them, se: sa madhështore është një pena kur flet me gjuhën e shpirtit, për t’i kaluar kufijtë e buzëve, që të del mes syve, që me shikimet e tyre, presin të prekin, llavën e një vullkani për të dëshmuar se ky prush i zjarrtë mund të del vetëm nga ato pena, që vetë Zoti i ka bekuar me artin e lindjes, artë të cilin poetesha dinë ta portretizoj figurën femër, për të dëshmuar se vetëm të bekuarat nga Zoti, dinë të lindin, atë që nuk munden ta bëjnë të tjerët, të cilët këtë artë e pagëzojnë vetëm më një:
• Oh !
ose
• Ah !
që u buron nga shpirti, për ato, që i lindën e, që i pagëzuan nëna.
Pra, sikur më mjaftojnë vetëm këto reshta për të thënë se janë raste të rralla, sot, në lirikën shqipe bashkëkohore, që të takohesh me gjuhën e penës që ka emër e, që shkëlqen me odeonin e shpirtit për t’i prekur majat e piramidës së dashurisë, që flet sa për dashuri jetike të ngjyrosur me ngjyra të atdheut për atdheun dhe njerëzit e tij, po aq, edhe për dashurinë jetike, që flet me ngjyrat dashuri për dashuri, që derdhen si llavë vullkani, për t’i treguar jetës se pa dashuri nuk kemi as komb e as atdhe.

Behare Shabani-Neziri

E këtillë është poetesha Behare Shabani-Neziri, dhe më shumë se kaq, që mund të thuhet nga këndi i një vështrimi, ngase poezia e cila jetëson librin”Odeoni i shpirtit tim”, dëshmon se poetesha dhe odeoni i saj shpirt-poezi, është edhe më shumë, në veçanti me pirgun e poezisë, ku piedestali i këtij pirgu flet se poetesha në fjalë është vetë lindja, që e pagëzon me emrin Lindi, të shtrirë nëpër pesë rrugë jete:
• Lindje,
• Kujtesë,
• Guxim,
• Dashuri,
• Ardhmëri.
Ku që të pesë rrugët, kanë një pikë takimi-Atdhe.
Ndaj, lirshëm mund të pyetemi se si lindi kjo poezi kaq e madhe, brenda shpirtit të një poete, e cila, karshi jetës duket si një mozaik i një ndjenje që kur shpërthen e shfaq odeonin e shpirtit, përmes llavës së dashurisë që derdhet mbi shikimin e syve, që nëpër jermi, e bëjnë ecjen duke mos e shikuar rrugën e jetës, që herë-herë na dredhon me stuhitë që na përplasen për shtati.
A do na mjaftonte, vetëm një e lexuar për ta kuptuar këtë poezi, që poetja Behare Shabani-Neziri, jo rastësisht e ka pagëzuar “Odeoni i shpirtit tim”.
Lirshëm mund të them: jo.

Odeon i shpirtit tim

Këtë nuk e them, se e kam prekur palcën e shpirtit të poetes e as se e kam trazuar poezinë e saj, për t’i gjetur ngjyrat e odeonit të shpirtit të saj, por, duke i prekur rreshtat që qëndisin këtë poezi, sikur e gjeta arsyen e këtij shpërthimi poetik të poetes, që dashuri e atdhe i shikon si një shpirt, si një tërësi, pa të cilën nuk mundet të jetoj një komb.
Dhe, duke u humbur mes rreshtave, duke i prekur katrorët e mozaikut, vetja më dukej sikur shfletoja:
• Jetën,
• Njerëzit,
• Historinë,
• Atdheun.
Ndaj, duke u shikuar ballë përballë me poezinë “Odeoni i shpirtit tim”, mendoja se si të gjithë rreshtat në fjalë, poetesha Behare Shabani-Neziri, me gjuhën e shpirtit të saj i shkriu në një dashuri, që me një stil të veçantë, të pa shkruar deri më sot në poezinë shqipe të kohës, e emërtoi më një emërues të përbashkët, kushtimisht thënë, si:

“Prush e zjarre që flakërojnë mbi dhe
Është odeoni i shpirtit tim
Për dashuri e më shumë për mëmëdhe
Qëndisur me besë e guxim

Si vullkan dinë të shpërthej e s’ndalon
Kur ngacmohet me dashuri
Vetëm lumturia është ajo që e qetëson
Kur gjarpëron nëpër çdo sy

Më shumë se tërmetet e dridh tokën
Kur llava mbi dhe i del
Me një puthje e lulëzon mbarë botën
Si lulja paravere kur çel”.

Do të doja që vërtete të isha, ngjyrë e odeonit të shpirtit të poetes, që si fjalë e fundit të më mbetej, dashuria, por, sikur kjo nuk ndodh mes meje dhe poezisë në fjalë, ndaj, duke dashur që kjo poezi t’i prek sytë e të gjithë lexuesve, më mbeti ta them vetëm fjalën: jam krenar, që nga gjiri i tokës sime, shpërtheu një vullkan shpirti, që ç’do rrugë jete e mat me dashuri.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s