Poezi nga Iliaz Bobaj

Poezi nga Iliaz Bobaj

 

NATYRSHËM

Unë të kam marrë nga ai tjetri,
prej meje të ka marrë ai,
njeri prej nesh ka trupin tënd
dhe tjetri shpirtin tënd, të tij.

Ai që të ka vënë në krah,
mendon se të ka krejt të vetën,
një jetë ke ti në krah të tij,
po dhe tek tjetri ke gjithë jetën.

Dhe të shkon jeta e dyzuar,
njëherësh në dy jetësi.
Unë them me bindje:- E kam timen !
– Është imja ! -thotë bindshëm ai.

Veç ti nuk di si e ndjen veten,
në qënien tënde nuk di ç’heq.
Natyrshëm, diku ndjehesh mirë.
Natyrshëm, diku ndjehesh keq.

 

ATË QË TI E DO ME ZJARR

S’ke si ta dishë se çfarë të ndodh,
me atë që ti e do me zjarr:
unë hyj andej nga s’hyn askush,
sa herë që dua, vij ta marr.

Ta marr nga degë e krahut tënd,
ta marr nga ledhatimi i butë,
nga dritë e vështrimit të zjarrtë,
nga yjtë e syrit ta shkëput.

Ta marr nga kupëza e buzës,
ta marr nga notëzat e këngës,
nga trëndafilët e buzëqeshjes,
vij ta rrëmbej nga filmi i ëndrrës.

Ta marr nga lulëri e fjalës,
ta marr nga ecja përmbi thua.
Ta dishë, përherë kur e ke pranë,
ajo është larg, diku me mua…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s