ANTIBURG / Poezi nga Skënder Rusi

Poezi nga Skënder Rusi

 

ANTIBURG

( kushtuar Florenc Rusit dhe gjithë atyre
që provuan burgjet e diktaturës )

Na i hoqët flokët
Për të na shëmtuar,
Por ne kokëqethur
Më të bukur bëheshim!
Na i kërcënuat gratë
Për të na çdashuruar
Po ato pas nesh më tepër çmendeshin!

Na i pretë këmbët
për të na lënë pa hapa,
Po ne me sy filluam të ecim,
Na i pretë duart
të mos i përqafonim të dashurat
Po ne me vështrime
Ato i përkëdhelnim.

Na e morrët lëkurën
Bëtë me të pranga,
(Ato prej çeliku ju ishin sosur!)
Kërkuat edhe zemrat,ato endeshin në qiell
Si pelikanë të mëdhenj, të plagosur!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s