Një udhëtim i shpejtë në prozën e Halil Jaçellarit – Në gjurmët e një identiteti origjinal estetik / Nga: Hyqmet HASKO

Një udhëtim i shpejtë në prozën e Halil Jaçellarit
Në gjurmët e një identiteti origjinal estetik

 

Nga: Hyqmet HASKO

Duke udhëtuar nëpër koloritin shumëngjyrësh të muzës së thyer lushnjare, më dalin parasysh figura ikanake, me një vegim të ndritshëm, që kanë bërë një art elitar shkrimor dhe kanë lënë gjurmë të dukshme, gjurmë që do të përkujtohen dhe ndiqen në rrugëtimin e pakthyeshëm letrar. Gjurmë të tilla ka lënë në shkrimtari, njeriu erudit i letrave Halil Jçellari, një nga zërat më autentikë të prozës së re shqiptare, një emër që rri denjësisht në panteonin e estetikës dhe lavdisë së pakthyeshme.
Jeta e tij letrare, arti magjik i fjalës, pesha e mednimit, narracioni, përkushtimi letrar, tek ai ndodhën natyrshëm, pa zhurmë e bujë, siç ndodhin zakonisht fenomenet më të përveçme të kësaj bote, madhështia e të cilave qëndron tek thjeshtësia e shfaqjes së tyre.
Kur flasim për prozën e shkurtër (tregimin) dhe novelistikën shqiptare, emrin e Halil Jaçellarit e rendisim me të drejtë ndër më të mirët; ai ishte një tregimtar original, që ndonëse e zbuloi pak me vonesë talentin në këtë fushë, arriti lartësi të tilla që e venë atë në radhët e shkrimtarëve shqiptarë bashkëkohës, ndër më të lexuarit e viteve ‘80-të.
Tregimin ai e ngriti në majat e një narracioni të beftë, të çliruar nga proliksiteti, nga rëndomësirat, nga truket dhe recetat, që donte koha, të cilave ai iu kaloi tangent, pa i marrë kurrë aq seriozisht, siç i merrnin dyzina të tjerë shkrimtarë të soc-realizmit.
Suksesi i tij buron në identitetin e tij origjinal estetik, aftësia e tij e pazakontë për të rrëfyer përfundimet e vëzhgimeve, soditjeve, përsiatjeve të mjediseve, njerëzve, ndodhive të një vendi që i ngjante një anijeje ku futej uji nga të gjitha anët, si pasojë e plasaritjeve të shumta në trup. Këtë imazh apokaliptik, po ku nuk mungonte drita dhe shpresa, Jaçellari e solli mepamje nga mëtë larmishmet në letrat tona, falë njëtalenti original, kulturës së tij vetjake, leximeve të shumta, interest të admirueshëm për të njohur trashëgiminë kulturore të njerëzimit.
Ndonëse jetoi në një mjedis të zymtë dhe në një kohë të ngurtë dhe pa alternativa, Jaçellari nuk ra në grackën e medikoritetit; ai qe një prodhim disi i veçantë i mjedisit, në të cilin lindi e jetoi, nuk u njësua me të, nuk u bë kurrë zëdhënës i tij, nuk mëtoi prej tij asnjë privilegj, duke mbetur një shkrimtar antikonfrmist dhe rebel.
Tonet e kritike, qasjet jashtë skemave bardhë e zi ku konturohej realiteti I kohës ishin jashtë shijeve të tij; ai nuk pajtohej me mjaft dukuri që binin ndesh me mësimet që merrte nga leximi i pishtarëve të njerëzimit, të cilët kultura zyrtare prirej t’i paraqiste në një dritë larg së vërtetës, nën një tymnajë të errët e të deformuar propogandistike.
Tregimet e tij lirike, të hollë, të ndjeshëm, të imët në përshkrime, thellësisht realistë dhe transhedentë, ishin krijime të një shpirti të ushqyer me dashurinë e madhe për jetën, me frymëzime nga ai pyll magjepsës drurësh të të gjitha përmasave, që ishin autorët e huaj, që ai i lexonte me shumë passion, falë italishtes dhe frëngjishtes që zotëronte në mënyrë perfekte.

Halil Jaçellari

Depërtimi në në kulturën e përbotshme, ajo botë vlerash që ajo i kishte dhënë njerëzimit në shekuj, i dha tij mundësinë të zgjeronte horizontin e botkuptimit e të thellohej në dukuritë e jetës së vendit të tij, duke parë i interpretuar ato me metrin e mendjes dhe ndërgjegjes së tij. Këtë vision, të përthyer në realitetin herë gri e herë të çngjyrosur të vendit të tij, ai e derdh në tregime të veçantë, të cilat për kohën kur u shkruan, ishin një gjë e re, një soj neorealizmi, një farë shkëputje nga fryma dogmatike e propagandistike e letërsisë zyrtare të një kohe të sëmurë.
Midis librave të tij mund të kujtojmë këto tituj: Mirë mëngjes njerëz (tregime), Hapat e tij 1978, tregime, Nesër është e djelë 1988, novelë, Nuk është kjo dashuria 1996, Përralla nga Hans Christian Andersen 1996, përkthim Nick Sniffle and Dr. Yeah, 1997, përkthim, Tregimet e Guy de Maupassant (Short story collection – , 1999, përkthim, Tregime 2002, Sezoni pa dasma 2005, novelë, Humnera e mëdyshjes 2009, novelë.
Çlirimi i letrave nga pesha e ankthit të agjitpropit të kohës së monizmit çliroi edhe Halil Jaçellarin, i cili tani kishte lirinë qytetare dhe krijuese për ta parë realittein në sy, pa frikën e survjejimeve dhe ndalimeve, me atë inuitë që i kishte falur natyra dhe që ai e përdori gjer nëfundtë jetës së tij për të bërë gjëra të bukura në rrugëtimin e tij letrar.
Kur lexon veprën e tij, ato tregime ku gëlon jeta e gjallë njerëzore, ato novela ku ka aq shumë ngjyra, ndjeshmëri dhe kolorit shprese, gjen në to imazhe, trajta, ide të guximshme për kohën, një botë dritëhijesh dhe trazimesh që janë bashkëudhëtare të përjetshëm të njeriut, të ankthit, delirit dhe ëndrrës së tij për një jetë më të mirë.
Por në kulmin e moshës krijuese dhe të shfaqjes së talentit të tij të spikatur, s huhet në Romë , pas një sëmundjeje të rëndë, shkrimtari lushnjar, Halil Jaçellari në moshën 69 vjeç. Përpara se të ishte shkrimtar, ai diti të ishte njeri i mirë, prind i mire dhe gjithmonë në mënyrën e tij, një ëndërrimtar i së bukurës dhe i të resë.
Kulmi i shkëlqimit të tij arstitik do të arrinte me romanin e tij “Nesër është e diel” në vitin 1988 nga shtëpia botuese “Naim Frashëri”, duke befasuar lexuesin, kritikën dhe gjithë dashamirët e artit të vërtetë dhe cilësor. Në këtë roman autori jep një digresion filzozofik, antropologjik, etik, kulturologjik të shoqërisë shqiptare në rrugëtimin e saj në tunelet e errëta të kohëve të sëmura, të cilat ai i ka përjetuar me ankth dhe kanë lënë gjurmë të thella deri në lëkurën e tij. Ky roman, ku gërshetohet një stil mjaft konçiz dhe i përpunuar me finësë i rëfimit, ku personazhet dhe mjdeiset jetojnë në një sintoniprekëse dhe drithëruese është një nga botimet më të arrira të autorit por dhe një nga romanet më të arrirë të viteve të fundit në letrat shqipe.
Miqësia e tij e vaçantë me shkrimtarin e shquar Ismail Kadare buronte nga një marrëdhënie mes dy njerëzve me pasion të madh e duket se gjeniu shqiptar shikonte tek shkrimtari i heshtur por rebel lushnjar, një kuintitet realist, atë fisnikëri dhe zemërbutësi që është tipike e trevës në fjalë, por që Jaçellari e kishte aq të natyrshme, sikur të kishte lindur me të veshur.
Përkthimi ishte pasioni tjetër i tij. Tek përkthimi ai gjente modelet estetike që vendi i tij dhe koha në të cilën jetonte i kishte refuzuar, por ai i sillte në jetë, iu jepte frymë dhe i bënte pëllumba shtegtarë të mirzheve të një kohe të vështirë. Nuk u lodh duke përkthyer, janë përkthime të Andersenit, të Kolodit, të Ezra Pound e të tjera këto që e bëjnë këtë njeri të mos jetë i zakonshëm, por të frymojë më mes nesh, p asi në fund të fundit ka kryer ritin e shkrimtarit dhe njeriut të mirë, drita e tij tashmë do fillojë të ndriçojë pak e nga pak, pasi edhe vështrimi i njerëzve fillon e kthjellohet mjaftueshëm pas ikjes së njeriut. e koha qe rrjedh ne ameshim flet me se miri per kete letrar me portet te vecante estetik, që e mbarti Lushjën me vete si një gur Sizifi.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s