Rrëfenja nga Myrteza Mara

Rrëfenja nga Myrteza Mara

-1-

Një plak e kishte gruan shurdhe. Ndodhte shpesh që kur ai kërkonte kotruven ajo i binte sopatën, ose edhe gjëra të tjera që të gjorin plak e stresonin. Por një ditë, kur ai kërkoi kafe dhe ajo i solli lopatën, plakut iu bën nervat tel dhe i hyri vënçe, me bisht të lopatës e me ca dacka të nxehta. Qante dhe ulurinte plaka.
Plaku doli në oborr, tek stiva e druve dhe filloi të çante një trung lisi me sopatë, por brenda tij ndjente pendesë për sjelljen e tij brutale, të cilën nuk e kishte bërë kurrë. Fshiu djersën e ballit dhe shkoi në dhomë t’i kërkonte falje gruas, por ajo iu hodh në qafë nga gëzimi e midis lotëve i tha:
-Jooooo, mos kërko ndjesë! Pse s’më ke rrahur më parë!

Aq ishte dashur dhe çudia ndodhi, plakës i erdhi dëgjimi.

-2-

Oficeri kontrollonte shërbimin e rojes natën. Njërin nga rojet kishte mbështetur armën për muri dhe po shkarkonte thesin e barkut. Në tokë lëshonte avull plehu i jashtëqitjes. Oficeri mori armën në dorë, futi fishekun dhe urdhëron ushtarin të nxirte lugën.
-Haje!
-Më fal,-tha ushtari, nuk e bëj më! Ndihesha keq.
Por zhurma e shkrepjes në ajër bëri që mos të dëgjohej ndjesa dhe i trembur, nën hijen e zezë të grykës së armës nxori lugën dhe filloi të hante i tmerruar! Kur ishte mbaruar gjysma, oficeri mendoi se ndëshkimi ishte i mjaftueshëm dhe i dorëzon armën, bashkë me këshillat që pësimi të bëhej mësim.
Aq deshi ushtari. Mori armën dhe luga ndrroi dorë dhe gojë. Kur u barazuan, lidhën besën, të mos tregonin kurrë. Pas shumë vitesh rastisën në një restorant dhe në një tavolinë.
-Më falni, mos jemi parë diku?” – lëshon pyetjen kurreshtare ish oficeri.
Ish ushtari s’donte të hapte bisdën në këto kushte, por këmbëngulja e ish komandantit e detyroi të përgjigjej:
-Po! Jemi parë vite të shkuara.
-Ku?-pyeti shend e verë ish komandanti i cili vetmburrej për kujtesën e fortë.
-Kemi ngrënë të dy me një lugë!- tha ish ushtari.

( Fragmente, shkëputur nga romani “Semaforët e Thyer” )

PS: Mos merrni për ndonjë analogji kuptimin e këtyre rrëfenjave të vogla sepse në roman kanë funskion të veçantë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s