Cikël poetik nga Sibora Huda

Cikël poetik nga Sibora Huda
 
 
PRANVERA NË SHI
 
Pranvera në shi,
Është e vërtetë,
Jam unë, ti dhe ai,
Ne të tre formuam pranverën në shi.
 
Pranvera në shi ,
Është e bukur, është e veçantë,
Ashtu si jemi ne të tre,
Unë, ti, po ashtu dhe ai.
 
Ne e krijuam,
Sëbashku e formuam,
E bëmë të vërtetë,
Atë ç’ka quhet Pranvera në shi.
 
#SiboraHuda
31.12.2016
 
 
 
JEMI TË NJËJTË
 
Jam si ti,
Njësoj me ty
Përtej pasqyrës
Jam si ti .
 
Mos më hidh poshtë,
Një herë do bëhem Ti, e ti unë,
Jam Ti,
Duhet ta dish.
 
Pusho,
Një ditë jam unë mbreti,
Mos harro, së unë jam ti,
Jam si ti.
 
Autore #SiboraHuda
24.01.2017
 
 
I HUMBUR NË SHI
 
Ku je,
Mos je i humbur në shi ,
Apo thjesht hije që më ndjek nga pas,
Ku je ??
 
Frika më vret,
Vetmija më rëndon,
Tregomë në të vërtetë,
Thjesht tregomë.
 
Frikën të lutem hiqma,
E barrën e rëndë bëma pak të lehtë,
Eja dhe bashkohu me mua,
Të lutem.
 
Autore #SiboraHuda
 
 
STOL I HARRUAR
 
Kam mbetur si një kujtim i harruar,
Vetëm në errësirë,
Aty në botën gri me shi,
Në atë stol tashmë kujtim si unë.
 
Ishim një pejsazh i bukur,
Pa heshtje e zi,
Por tashmë i grisur ,
E hedhur në humnerë.
 
Nuk ekzistoj më,
Jam një kujtim i fshirë,
Një kohë e shkuar,
Në atë stol të harruar.
 
Autore #SiboraHuda
 
 
LYPËSI PA KËMBË
 
Këmbët e mia janë toka,
E të tuat…
Ato janë lluksi,
Ai qe njëh vetëm mburrje.
 
Jam i fort nga duart e mia,
Unë ngrohem nga dielli,
E ftohem nga era,
Ndërsa ti…
Ti ke ftohtë nga dielli.
 
Çapitem vetëm mes heshtjes,
Rrethuar nga mure muskulozë,
Duke u ushqyer me dritën e hënës
E shuar etjen me yjet e vegjel.
 
Mbase, hëna do e kursejë veten,
Yjet nuk e di a zmadhohen,
Muret muskulozë, ndoshta me flakin në rrugë,
Ndonëse ndonjëherë nuk do kem më asgjë.
 
Ah sa do doja të ish ëndërr,
Engjelli im të ishte i vërtetë,
Ai është thjeshtë në memorjen time,
Dhe ashtu thjeshtë zemrën më prek ngadalë.
 
Autore #SiboraHuda
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s