Poezi nga Lumo Kolleshi

 

 

Poezi nga Lumo Kolleshi
 
 
Peisazh para ballkonit
 
Maj i përlotshëm…
Tufa mjegullash kalojnë mbi pishat e buta,
Barin majë malit kërkojnë të kullotin e ngjiten lodhshëm.
Përreth ballkonit lulëzimin e mbaroi pjergulla mes shirash,
Një pjeshkë adoleshente poshtë saj
Mëngjes pas mëngjesi shikon rritjen e gjinjve.
Mushmolla pak më tej heq pushin e dyllëzon.
Po shega?
Herët është ngritur e krihet në pasqyrën e diellit,
Buzët në shpërthim i janë mbushur plot gjak.
Aty nisin hapat e mëngjesit tim,
Prushërohem dhe unë aty pak nga pak.
 
 
 
VEÇ NJË EURIDIKE
 
Kishte drite brenda teje
Kur ti shkoje errësirës,
Dhe pse harqe prej rrufeje
Derdhte qielli drejt të mirës.
 
Gjithë rrugët, gjithë shtigjet
Nxirrnin cerbera për ty,
Polifemet shkruanin ligjet,
Qorrçe vetëm me një sy.
 
Dhe të çonin përdrejt Hadit,
Atje ish dhe Euridika,
Si Sizif i qepesh malit,
Lira s’ kishte frikë nga frika.
 
Pa e zbutë xha Karontin,
Vdekjes veç i jepje jetë,
Eh, Orfe, sa po të lodhin…
Veç një Euridike të pret.
 
 
 
PABESI
 
Ia shtrova sofrën, si pritet veç miku,
Pa erdh e u skuq dollia shafran,
Veç këmbët kur mori me vete dhe iku,
Makbethin kish me vete, tek unë la një Dunkan.
 
 
 
METAMORFOZORË
 
Më çuditet syri shpesh me një njeri
(Njeri i skutave mbetur, natyrisht)
Herë më del i gjatë, herë pse shkurtohet nuk e di,
Kudo e kudo për t’u ngjitur si bisht.
 
Mbrëmë i thurrte lavde një kandidati
(Kandidat për deputet, normalisht)
Në mengjes me një tjetër kartat hapi,
Kudo e kudo për t’u ngjitur si bisht.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s