Poezia e Rita Petros botohet edhe në rumanisht / Nga: Flora Nikolla

Poezia e Rita Petros botohet edhe në rumanisht
 
 
 
Nga: Flora Nikolla
 
Pas botimit në Francë të librit “Vrima” nga Shtëpia Botuese “L’Harmattan”, një tjetër shtëpi prestigjioze botuese “Corint” sjell për lexuesin rumun këtë libër të poetes Rita Petro. Poemat e Petros janë përkthyer në rumanisht nga përkthyesit e mirënjohur Marius Dobresku dhe Luan Topçiu.
Sipas përkthyesit Dobresku “Poezia e Rita Petros meriton gjithë vëmendjen tonë…, është një këngë e pandërprerë që i dedikohet dashurisë, dashurisë mishtore, të cilën pikërisht ajo, një femër që përballet me të gjitha paragjykimet tona ballkanike, e lartëson dhe i përkulet. Është një flijim i vendosur në këmbët e feminitetit.
 
 
Rita Petro
 
Kësisoj, duhet të njohim faktin se Rita Petro bën atë që asnjë burrë nuk guxon aq shpesh që ta bëjë, dhe e bën me çiltërsi të plotë, që prek kur lartësitë e Parajsës, kur thellësitë e Ferrit. Është triumfi i sinqeritetit absolut”.
 
Ndërsa në parathënien e librit studiuesi Luan Topçiu, duke analizuar erotizmin si filozofi në poezinë e Rita Petros, sjell në vëmendje të lexuesit vizionin e poetit Octavio Paz për Erosin, si një zot me funksion të trefishtë: perëndia e seksit, erotizëm dhe dashuri. Gjithashtu, në parathënien e tij ai shkruan se: “Poetja shqiptare jeton shenjtërinë si një gjendje të pastër natyrore të qenies, të pandryshueshme nga komplikimet e rendit metafizik dhe social.
 
 
E vërteta e dashurisë mistike, aq e komplikuar në pamje të parë, ka lindur po nga kjo hipostazë primordiale, që do të thotë gjendja parajsësore e sinqeritetit dhe e pafajësisë së fëmijës primordial, që krijon nga instinkti, në gjendje të pastër, duke luajtur. Kthimi i saj është një përpjekje për të kuptuar gjuhën e dashurisë, për të kuptuar metaforën e erotizmit dhe për t’i integruar në një të tërë. Një kuptim jo mendor, por i ndjeshmërisë– përmes dijes së ndjenjave.
 
Topçiu përfundon se ka patur kënaqësinë ta përkthejë këtë libër së bashku me përkthyesin e mirënjohur, mjeshtrin Marius Dobrescu, …”me shpresën se do të ketë të njëjtin impakt për lëçitësin rumun si në Shqipëri”.
 
Tirane, 26 Maj/ATSH/.
/f.n/
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s