Poezi nga Liliana Baçi Shkodrani

Poezi nga Liliana Baçi Shkodrani
 
 
TË PAFATËT JANË TË MIT
 
Kisha një periudhë aq shumë për të bërë
dhe shtatin të zënë, sa liria në buzën e huaj
në dimrin me kërcunj më dukej verë,
botë e pamasë e fjalëve para ikjes matanë
vello nate e çjerrë mes për mes,
dhe insekt i përgjëruar, i pangopur me shkarpë.
Tani që më rrinë si thërrime në shoshë
majanë ua qaj , që u vjen erë e re nën harqe
shkarja e verbër prej saj lëndonë abetare
e gjakrat nën lëkurë të veshëve indiferent në cikla i kthen.
 
Njëherë këto fjalë si mbaja po kaq parasysh
puthjet para pasqyrës më ndillnin eklis
këtyre fjalëve bashkë me brengë
e krahëve të erës së agut që pret,
hijeshinë misterioze të pafjalëve
ndonjëherë dhe jua dua në ç’do alfabet,
si ecjen e sehirxhinjve të pafat pa adresë.
Thinjat mbi kokë vazhdojnë të më mbijnë
ndoshta ç’ka nuk shkëlqen menjëherë është e sigurtë…
…Gjithë të pafatët janë të mit.
 
 
 
VRULL PA FAT SI I APOLLOS
 
Më thua: ndalu Rozenberg
tymin e indinjatës ke mbushur plot dehje.
Prandaj në vena i kam kaq pranë
sa më shndërrojnë herë në Mata Har
në Dafne e Xhovana D’ark.
 
Rozenberg sy i paparë, e yti Xhovanë
shikimin gjithë tone që t’lozte, Har
kurr s’ ua kam parë,
as pragun e vetmisë s’ ju shkela,
as dritën që mbron triadë
po…në vena ju kisha kaq pranë,
kur ndërmora vrull Apollo,
që pas Dafnes flakëroje pa fat.
 
 
 
BIRI I VETEM I NËNËS MË TË MADHE
 
Me gjunjë mbërdhe lutuni
në tuajën këngë të hershme,
fuqi të uruara mbahuni
sa të gjejë bastun të fildishtë me kokë cjapi.
 
Në maja dëbore mendimet nuk presin
s’ndajnë as segmente të kujt lutje s’di
ngaqë nën urdhrin e etjes
duhet të pish,
në majë dëbore ajo i bën bisht.
 
Me opinga alpesh eksodet e lutjeve
fillojnë marshim.
 
Engjëjt e dëgjojnë
ta ndërpresin s’dinë
as flasin më tepër;
Sikur të dinin të përmbysnin fuqitë
e injorantëve
nuk do kryqëzohesh
dhe biri i vetëm i nënës më të madhe.
 
 
TA DIJA
Ta dija që vallzimit do m’i shteronin fuqitë
hapat do grumbulloja në sakrificë
për t’i lënë në kujtimet e një djali.
 
Po dhe ai më detyrohet,
se në lulishten e tij nuk mbolla gjemba
po lule lloj- lloj
që i vinin bletë,
ndonjëherë dhe grerëza
 
Toka e argjiltë
duronte dhe agimet e zilisë së ferrit!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s