Poezi nga Mehdi Krasniqi

Poezi nga Mehdi Krasniqi
 
 
ZHBËRJE DASHURIE
 
Aneks të kisha
barrë ndërgjegjeje
më shumë
 
të kisha dhimbje të dytë
vuajte të parë
gjemb trëndafili
ngulitur ne damar të kisha
gjer në asht
 
të kisha dhimbje të bukur
pas secilës buzëqeshje
e prekjeve gjarpërore
gjithandej gjeografisë së trupit
 
kur ra kambana e fatit
ne kishim ngrënë gjysmën e vetvetës
mbysnim njëri-tjetrin kafshueshëm
si antinjerëz!
 
 
 
ANKTHI 31
Qyteti në të sosur
(*)
 
Qyteti im s’ka lëkurë më
trup i rjepur pa lëkurë
dhe…
në i rëntë kokërr kripe në mish
larg do t’i dëgjohen britmat
Urtësisë së tij…
 
Gjithsecili mund t’ia shoh gjakun
si i rrjedh damarëve të shpluar
Vogëlësisë së tij
 
qyteti im
po vdes në prehër të njerkës
Ajo, s’ia ndanë së kënduari ninullat epike
as të reshurat e lotëve nga sytë
e do të mashtruar, e të përgjumur
Vogëlsinë e tij
 
 
 
DHIMBJE APO COPË ELEGJIE
 
I.
 
Kam një shtëpi të pakryer
Oborr të parrethuar, pa dyer
Dhe një shtizë relikt të pandryshkur ruajtur dy pash në dhe
(Ajo) ma mban të përgjakshëm vajin n’buzë
 
II.
 
Përditë në kohë buke
dritaret m’i përplasin erërat që fryen gjithandej,
(ATO) kundërmojnë armiqësi
Erëra të forta të papritshme, të cilat pos t’i pështyej n’sy, a t’i ngreh gishtinë manxeres, gjë tjetër s’kam mundësi…
 
III.
 
I varfër, jo sa ai më i varfëri që fle strehëve të mërdhira
As sa ai i pushtetshmi hallelig që rritet n’prehër t’popullit e më pas e shkyen sysh kur i lyhet buza me pushtet,
As sa ata hajdutët zemërthyer që vjedhin edhe shtëpinë e vetë
As sa ata piratët që lidhin shami dy gisht mbi sy dhe ngrehin kurth në trotuar
për të zënë miza të ushqyera n’mut t’pushtetit
 
IV.
 
Sa shumë derrkucë
Ka mali, ai mali pa dushk
që i vë flakën dorë e njeriut pa krye!
 
 
 
KTHIM NË VETËN E PARË
 
U ktheva të flas me antivetën
nën trysninë e përmallimit
 
gjeta një copë vetmi
kundërformë e kujtimit
që e ruajta aq kohë në gji…
 
hoqa dorë nga hija jote
kur e pash ulur nën ty
një tjetër njeri
të cilit përpiqesh t’i biesh në dorë
t’i mbetesh në sy
e ai luan me ty!
 
 
 
SHTËPIA IME
 
Shtëpia ime nuk ka çelës
dhe derë hekuri
as unë e as ajo
s’jemi politikanë.
 
Ajo është streha ime
përballon dimra të furishëm
shira të rrëmbyeshëm
temperatura tropikale.
 
Është e sertë ndaj:
Tradhëtarëve politikë
dhe
Politikanëve tradhëtarë
 
Shtëpia ime
as blihet
as shitet!
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s