Unë s’kam veç nji Zot! / Nga: Elida Rusta

Unë s’kam veç nji Zot!

 

Nga: Elida Rusta

Kam pas gjithmonë nji mendësi t’caktume përsa i përket besimit. Unë besoj në Zot, shumë madje, por s’besoj te Zoti siç e njofin tan njerëzit, e as te vizioni i krijuem për të. Zoti, ky Zoti jem nuk asht i frikshëm, s’asht as ndëshkues dhe s’besoj që ka me m’çu në Ferr për mëkatet e vogla apo t’mëdhaja t’miat. Unë nuk besoj te Hyji që shkatrron për hakmarrje, te ai Hyji që na ndëshkon herë mas heret për çdo gja. Zoti, Zoti jem, asht i mirë,i dashtun, i durueshëm. Ai nuk asht perfekt, e prandej s’na i ven re gabimet, e nëqoftse i ven re, na bjen n’jetën tonë njerëz me t’cilët na mund t’i rregullojmë fajet tona. Zoti s’na kontrollon, e sna thotë ça me bá,na ka lan vullnet të lirë, na e ka fal vetë jetën, e fundja pse mos me na lán me e jetu siç dona na?!
Nuk rrin nelt si qenie e pacen që veç gjykon e kurgja tjeter, siç ban ai Hyji që ndokush adhuron. Zoti jem mishërohet në njerëz, në objekte e ban mrekullina. Zoti jem asht çdo njeri që m’mbron e m’beson, për rrjedhojë unë kam shumë Zotna! Zot asht nana jéme, që m’i fali tana dhimbjet që i shkaktova, e kur pa ftyrën téme për herë t’parë m’thote që u dashuru me mu. Biles Zot ishte edhe gjyshja jéme, që i bërtit’te me t’madhe,kur e shifte që m’tërhekte veshin për ndonji sherr që kam ba si fmi. Po po, Zot janë dhe motrat e mia që ecin n’kambë nëpër shi, me fmi përdoret njiqind herë atje n’kontinentin e largët me u interesu për andrrën téme që veç ato e mbrojnë me shpirt. Edhe burri jem asht Zot, me dashninë e pakushtzueme për mu e fëmijët me shpresën se nji ditë ka me u krenu me ne. Unë kam besim te Zoti, te format që m’ka çu ai me m’diftu se ekziston, besoj te Zoti babë, që m’çote n’shkollë për mos me mu lag kamt e për vedi u lagte dy herë n’ditë. Zot kam vllanë që me nji përqafim m’ban me harrue botën, kam vajzat që vijnë e m’rrokin kur jam n’gjumë e unë jetoj për puthjen e tyne.Perëndi kam djalin që m’merr gadi hopa kur jam e smurë, e për vedi ndoshta ma i smurë se unë.Këta janë njerëzit, këta janë Zoti jem. E ka për mu edhe libra që janë Hyj. Edhe shëtitjet n’diell kajherë i kam Zot, edhe kafen e fortë që m’nxjerr gjumin, edhe knaqsinë e t’veshunit siç ma ka qejfi, edhe kur ma livdojnë nji poezi atëherë kur ma s’pakut e pres.
Buzë t’ndryshme kanë me m’gjyku e me m’përfol për Zotnat e mi, e ndoshta nji gjyq t’mrekullueshëm fjalësh kan me m’ba, ama kundra fjalëve të tyne unë kam ndjenjat e besimin se ndoshta, as tjerët nuk kanë veç nji Zot,se secili ka Zotat e vet, që ju besojnë e ju rrëfejnë sekretet ma t’errta t’zemrës. Ndoshta nji ditë tan bota ka me besu se Zoti ásht, qoftë edhe mrend zemrës t’tyne.
Unë s’kam veç nji Zot!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s