Poezi nga Juljana Mehmeti
E kotë pritja…
E kotë pritja
shëmbëlltyrës ardhur pas xhamash të grisur nga shiu
qiejve të rremë ky sytë pëhumbin
iluzionit
me buzëqeshje të mekur
pa trajta
thjesht meditimit ardhur si nga përtejqiejt.
E kotë pritja
fshehur mendimeve të thinjura
e trokitur kaq zhurmshëm tek mua,
si portret,
ku zbërthej të gjitha ngjyrat
të kuqen e verës së çmendur
dhe të bardhën e borës
shkelur nga drerët e erës.
E kotë pritja
duarve kryqëzuar kraharorit,
ku avionët përshkojnë trupin
me krahë të zgjatur emocionesh
dhe unë…
aeroport i pistave të bardha
zgjat krahët e ndiçuara neonesh
në zbarkim
të ëndrrave tona të fjetura.
@ Julja
Juljana Mehmeti