Poezi nga Stavro Nikolla Risto

Poezi nga Stavro Nikolla Risto

 

Lufta e Re !

Stolisur kryet me dafinë
Ullinj të pjekur mbushur gjinjtë
Shkon kodrinës nën blerim 
Këndon këng për vegjëlinë!

Nëpër yllin e mëngjesit
Sheh ndriçim’n e perëndimit,
I grris lulet e lavdisë
Flatrat ja zhubros ngadhnjimit!

Dhe qafohet me fshatarin
Duart i a puth puntorit
E ngop shpirtin thellë aromës
Që lëshon trup i dërsitur
Në të ndershmen pun të bukës,
Dhe!
Këngën vendçe nis këndon
Për lulzim të Shqipërisë!

I ngarkohet leht ëndrrimit
Shend e ver porsi vet qielli
Si stërgjyshërit ndër shekuj
Edhe ndihet – bah! – Vet mbreti!
Plot me drit – shëndet dhe lavd
Përmbi gjith kolltuk’t e shtetit!

Dhe vendos që ng ‘ ajo ditë
Të trokas derë më derë
Sy më sy t’i shoh bashkkomb’sit
E për ta ti bjer trumpetës,
Luftë të Re për të filluar
Për shkallmim të varfërisë
Vegjëlis ti jap gëzim!

S N Risto.
Nga vëllimi:”ËNDRRA E LYPËSIT TË VOGËL”
2010.

 

As që pyes për ju kurva të politikës!

As që e çaj kokën për ju bastardë!
Unë nuk kam pyetur për ata që diktaturës i thoshin lumturi!
Për ju që demokracinë keni shndruar në diktaturë 
Unë ja u hedh pështymën time,
Dhe mallkimin e popullit tim në turinj.
Dhe nuk do ta zbuz zërin e grrushtin tim kundër jush
Pamvarsisht dhimbjeve që më kini shkaktuar e më shkaktoni,
KURRË!

As që pyes për ju kurva të politikës!
Juve ju kam si mizat e qelbura në bajga qensh!
Por shpirti më dridhet përpara shëmtisë suaj shpirtërore
Dhe errësrirës
Ku populli im i shtrenjtë
Është i detyruar
Ëndrrat e tij mes kësaj nate të çjerrë e të vështirë t’i ngrer! .

Unë ju shoh me sytë e dhimbjes së popullit tim
Juve liderë idiotë e impotentë
Që thoni se jeni demokratë – se jeni socialistë!
Hë!!
Ju s’jeni veçse hajdutë e neofashistë e të paskrupull levendë
Gjersa dhimbja e varfëria e popullit s’ju dhemb asnjëçikë!

S N Risto.
Nga: ” ËNDRRA E LYPËSIT TË VOGËL”
2010.

 

Unë dallgëzoj mbi valët e tua!

Psherëtimave të t’ua unë ngazëllehem!
Gjiri hov më merr e dielli më rrëmben mbi rrezet e arta!
Unë dallgëzoj mbi valët e tua të buzëqeshjes e syve të tu zbërthehem
Dhe të jipem lëshuar krahëve siç bën me detin – ajo – pulëbardha!

S N Risto.
Nga ”Katërvargëshi hyjnor”
Proces…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s