Poezi nga Lili Bimi

Poezi nga Lili Bimi
 
 
ËSHTË MBRËMJE!
 
Lexoj në sytë tu
çaste gëzimi,
të mallëngjimit,
të dhembjes,
të humbjes e të çmendurisë…
Lexoj dhe humbem në faqet e një libri,
që përkëdhelin mendimet e mia
dhe i dërgojnë shumë më larg nga këtu ,
mbase në një fluturim të gjatë,
përtej distancave dete.
Lexoj në mendimet e mia
për të mos ikur,
përballë vështrimeve t’ëmbëla,
të padjallëzuara,
Eh…. dhe të djallëzuara!
 
 
 
PËRJETË DASHURUAR
 
Mbyll sytë
e dëgjoj të rrahurat e zemrës tënde,
që flasin për mua,
për ndjenjën e mrekullueshme
që ka lindur mes nesh…!
Mendoj për ditët që kaluam bashkë,
kur më mbaje në krahë
e vrapoje,
me flokët e mia shprishur nga era
dhe dëshirat aroma të qiellit.
Kujtoj zemrat si rrahin,
shpirtat tanë shkrirë në një
për ti dhënë frymë njëri-tjetrit
jetën e amshuar.
… e nëse vdes më pas
dua të mbyll sytë në gjoksin tënd
të ndiej dhe njëherë trokitjen e zemrës
përjetë dashuruar!
Advertisements

One thought on “Poezi nga Lili Bimi

  1. poezi qe te bejne te enderrpsh te perfytyrosh te rrosh e dashuruar dhe e lumturuar…vargje qe ngjallin freski dhe nje ndjenje te embel qe rritet ne vetvete….bukur e dashur Lili Bimi.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s