Poezi nga Beqir Binishi

Poezi nga Beqir Binishi

 

Krejt bota më je

nëse thua se nuk shohin sytë e mi
e veshët e mi nuk dëgjojnë 
dhe shqisa …gjërat si dallon
mos thuaj se jam statujë që vetëm frymoj

sytë e tu frymën tënde
i kam pa dhe ndier nga larg
shijen e gjuhës e të zemrës
i shijova për ngadalë

nuk dua tjetër me shijua e as…
më mjafton brendia që ke
robinjë e zemrës sime
krejt bota më je.

 

Rrëfimi

I dashur populli im
Mbreti im fisnik
Mbretëresha ime fisnike 
E dashura ime mëmë
Ndihem keq
Që rrallë
Shumë rrallë
Gjuha ime flet
Fjalë të lëmuara
I ashpër jam si kjo tokë
Se nuk dua plagët me ti thellua
E si me hesht tu qenë gjallë
Jam përroi me buçimë
Që zbret nga mali
Emrin tënd e ngre në qiell
Bijtë tuaj i shaj
Nuk dua brinjë tua
Mi pa në pazar
Sot e lidha gjuhën
E në vete po lutem
Zot runa
Mos na le
Pa emër.

 

në sheshin e dritësuar

sheshit të diellit
sipër i rrinë mjegulla
e ndërgjegje e gjakut të pastër 
tymoset me kanabis

dikush po bëhet gati
të festoj fitoren
sapo ti ngre vëllezërit mu ndesh
mes vete gjakun me derdh

sa shumë tym në shesh
nuk gjendet pak dritë
as në gram oksigjen
me oksigjenua gjakun për tru

logjika rri e mpirë
si pacienti në koma
para sallës së kirurgjisë

pres njeriun e ai heshtë
hesht se nuk dëgjohet
pa pushu të lehurat e qenve

në sheshin e dritësuar
ndërgjegjja më nisë kah ti
të marr në gji
në zemër të dyve na rri
Ai Krijuesi !

 

Përjetësia

nuk të ndërrojë me asgjë
nuk ka çmim për ty
toka ime 
pa ty
ku me mbjell jetën
qohu po i hymë detit
me zgjua para dridhjes
zemrat e hallakatura
nuk e gjejnë rrugën
as valën diellore nuk e ndjejnë
Na pëlqen drita
rritemi si lulja e diellit.

 

prania e vetmisë

fëmijët u zgjuan të trishtuar
në ëndrrat e tyre hyn
hiena e kameleon 
lumenjë ndrruan rrjedhën
deti për ditë ngadal po shteron.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s