Poezi nga Sonja Haxhia

Poezi nga Sonja Haxhia
 
 
dhe kur …?!
 
…dhe kur një ditë të vdes
shpirtin në qiell do e lë peng për pulëbardhat
të më ndiejnë
regëtijnë
e kthejnë në krah të tyre.
…dhe kur ato të vdesin,
të humbasim në të thellin det,
ku çdo gjurmë vale të shndërrohet në vargje
me oshëtima fjalësh
përplasur bregut
e shuar në paqe.
…e nëse kthehëm sërish,
dua të jem vështrim i delfinëve
në të kaltërin ujë,
që rend milje pa fund
Bermuda apo Lindja e përtejme,
në shpëtim të udhëtarëve
humbur shtrëngatave më të egra
kaosit dallgë
kapur pas një tingulli
e rikthyer në shpresë.
 
…dhe kur të vdes,
të rilind nga pluhuri
e të mbjell
zërin e së nesërmes!
 
 
 
Një rreze më pak
 
Unë e shihja,
se si vritej përditë shpirti saj
si e tërhiqnin prej flokëve
e ajo nuk thosh asnjë fjalë.
Unë e shihja,
frymën si ndalej
dhe ndieja erën kur niste fishkëllimën
e kurorave të këpututa pemësh
kthyer në trungje të braktisur.
Ky ishte ritual…
i vështrimeve të egra nëpër natë
i mendjes zhurmim klithmash
çjerrur nga vetë djajtë.
E unë vazhdoja të shihja
se si një lule përbaltej
me zemrën e petaleve gjakosur
e nektarin më të ëmbël përthithur.
 
… dhe e nesërmja,
që ndryshe duhej të vinte
kalonte përmes natës fantazëm
dhe një rreze, që më pak do shndriste.
 
 
 
Heshtjen s’ ta pranoj
 
Heshtjen s’ta pranoj,
as zhurmën ardhur mbytur
…vallë çfarë po ndodh…?!
Shikoj një portret gruaje
ardhur si nga universi,
të nesërmen pudrosur,
fsheh poshtë syve të zezat njolla
e shallin fytit të çjerrur
gjerdan i violencës së forcës mbi arsyen.
Të shoh…!
Oh, sa më dhemb dhimbja jote!
Grua,
të njoh krenarinë
magjinë e të qenurit nënë
forcën e protestës që ndrydhet,
por heshtjen s’ta pranoj!
Nuk është dashuri kjo,
nuk është as kalimtare
është përvuajtje që zgjat tentakula oktapodësh
të mbyt,
të merr frymën,
të turturon
të zbret përditë thinjat në flokë
e sytë përmbushur me lotë.
 
Më tremb heshtja jote,
vuaj përbernda vuajtjes tënde
dhe ti,
një perëndeshë e rrëzuar nga froni,
që ecën gjurmë kohësh
me shallin mbështjellur fort
dhe rrathët e syve të zi.
Në kopshtin e vishnjave
 
Atje ku dielli, tokën përqafon,
atje ku mendimet përherë të rrethojnë
atje ku rrugët gjatësitë kryqëzojnë
atje ku drithma është emocion
atje je dhe ti,
si në kopshtin e vishnjave
nën qetësinë e natës
ardhur bashkë me ëndrrën.
 
Mos u tremb!
Unë jam në dritën e vështrimit tënd
tek ajo dëshirë
ajo rreze që përthyhet retinës
nën vezullimin e pafund të universit.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s