Poezi nga Arqile V. Gjata

Poezi nga Arqile V. Gjata

 

PËR MALET TONA…

Andej nga malet tona ka humnera
dhe kufoma këngësh…
Maleve jetojnë kujtesat e alarmit!

Në ato male
shtëpi qirindezura
me tjegulla resh mbuluar, dritë vetëtimash
zbukurojnë muzgun dhe pemët e larta.

Eh…ato male!
Sot, pafajsinë e lartësive kërkojnë nga të pathënat.
Në vënd të shtigjeve, përfytyrojmë hapsira të hirta
simbol i kalorësve të mangët për jetën.

Eh, ato male…
Sëmundjen e kohës vuajnë në këtë shekull.

Shtator 2017 

 

MISTERET E HESHTJES…

Çdo natë,
nëpër gjumë më mungon një gjymtyrë.
Sa çelet dita
me duar mbaj eshtrat e lodhura të trupit
dhe pa frikë
e derdh trupin gjatë rrugëve rebele…

Nga zona e heshtjes, ngarkuar me peshën e saj
nxitoj drejt dritës së thinjur
me një buqetë mallëngjimesh,
të gjej
njeriun e kohës time.

2014

 

Ku shkoni, o të plakur…?

Çapiten nëpër ajër të kohës,
kukurisin me pak zë grumbuj të moshuarish.
-Ku shkoni, o të plakur,
nëpër mjegullën e bardhë?
Jeni hallexhinj
deri në shpirt të thinjur.

* * * 
Tani nuk ka lojëra për ata,
veç fjalës që ua dhurojmë
a belbëzimin e një foshnje.

Mbetur me veten,
qeshin me fytyrën plakushe të tyre,
ëndërrojnë kujtimet e së djeshmes
varur në kopshtin e lodrave.

Në gramë të shpirtit
ndihen pëshpërima buzësh
që dikur puthën.
Të ecin duan, diçka më tutje, ashtu,
me gjysmë fryme, ecin…!!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s