Poezi nga Lida Lazaj

Poezi nga Lida Lazaj

 

Penela, penelata e fruta të pjekura

Për mbretër e princër
lakej e hirushe
plot e përplot shportat kjo vjeshtë ka.

Bashkë me aromat,
ngjyrat shpërthyese,
krahpërkrah si nata me ditën
si rregulli me kaosin
një gjë e hirtë,
që i ngjan mërzisë,
rrugës me një kah,
pamjes të mollës së ngrënë përgjysmë,
pengut të fjalës , që s`u tha.

Veç në penelin e kukullës Barbi
kjo ngjyrë e çartur vend nuk ka.

Me ngjyra entusiazmi,
që Barbikukullës kurrë s`iu tha
pikturon harqe triumfi.

 

Mos e vrit veten sot

Jo,
sot veten mos e vrit,
pa e parë hijen e hënës si ecën të tokë ,
pa pirë kafen e përshpirtjes së atyre që u vranë dje.

Pije kafen me nge
dhe mendjen mos e vrit,
nëse i vranë apo bënë harakiri
në ishin të mençur, apo ishin nga mendja eksiq.

Është moto e jetës,
është bukuri,
vrasim dhe na vrasin,
për inat apo për dashuri.

As për mjetet vrastare mendjen mos e vrit,
në ishte plumb i nxehtë, i ftohtë akull, apo fjalë spicë .

Mos vrit veten sot,
as mot si sot veten mos e vrit
më parë mbille veten
mos e lër varur në majë të lapsit metaforën
punoje letrën si bujku punon ugarin dhe mbjell bukën.

Mos e vrit veten
pa e pirë dhe pikën e fundit të verës së qilarit,
pa e vjelë dhe shtrydhur krejt vreshtin
dhe pa e pirë krejt jetën si gotë me musht.

Mos e vrit veten sot
s`bëhen vetvrasje në gusht.

 

Qielli s`ka xhepa

Për breshërin , dëborën dhe shiun
qielli s`ka kulisa e xhepa.

Ndryshe nga qielli,
njeriu ka hone e humnera
ku fsheh fjalë të serta,
të ftohta,
të mprehta.

Dhe ndryshe nga qielli,
që vetëtin e bubullin.
dhe i lëshon fjalët e tij drejtpërdrejt
të lagura,
të gjalla,
pa kamuflim,
njeriu i mbështjell të vetat
me ngjyra
me tinguj.

Do të kisha ngrirë,
si stalaktik i varur në hatullat e e jetës,
do të më kishte mbuluar dëbora qëkuri,
sikur të mos kisha mësuar për fjalët e veshura,
sikur gjysmën e mendjes të mos e lëshoja
në lakadredhat e rënies së lirë të nje petaleje luleftoi,
ndërsa gjysmën tjetër të mos e strehoja
te qyteti i ëndërrave prej rërë dhe algash,
që fëmijët ndërtojnë,
me doçkat e rregjura prej kripës së detit.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s