Poezi nga Etien Bekimi

Poezi nga Etien Bekimi
 
Fole shpirti
 
Edhe sot
sikur dje,
ndjenjat mbetën
pa qiell,
djegur shpirtit
rrëmbimthi
në rendje
dejeve të trupit…
Edhe pse dielli
rrëzon,
larg tij
fshehur qëndrojnë,
në një cep ëndrre,
ku unë e ti
në rreze hëne
shikohemi,
pa mundur dot
aty
të ngrohemi…
 
 
 
***
 
Edhe sot orët
kalëruan në hiperdromin
ditë …
Dhe pse të ndara
startin e kishin të
njëjtë.
Nxituar vraponin
duke ngritur pluhurin
në mjegullnajën e muzgut
revanshit të tyre.
Pastaj u ndalën
skenarit dritë
duke hedhur frerët
diellit në ikje.
 
 
 
For You Elise
 
Sa herë dëgjoj tingujt për
ty Elise
akujt polarë ngrirë në shpirt shkrihen
duke shpërbërë çdo
qelizë…
Veten e gjej në përflakje
qielli,
ku abazhurin në perëndim ndez
dielli..
Varkë trupi im lundruar në
ujëra të qeta,
me timonin në skaj horizonti,
ku syrin ma shkel
ëndrra…
Lyer me rreze hëne mbrëmjeve
rënë në një shteg ngatërruar
me dritë hëne,
rrëmbyer pak nga bukuria jote,
me të cilën kompozitori u dashurua
tingujve
“For You Elise”….
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s