Poezi nga Landi Prendi

Poezi nga Landi Prendi
 
 
Flutura në park
 
Nën dritën e yjeve
Sytë e tu reflektojnë dritë
Mos më lër vetëm mu lute
Më the – të lutem më prit.
 
I ulur në stolat e parkut
Shoh një flutur mbi bar
Krahë thyer vazhdonë të zvarritet
S’di ta lë apo në dorë ta marr.
 
Në pritje për ty po rri
Si kjo flutur në shpirt i plagosur
Hiqem zvarrë se me shpresë do vish
Pa ty vuajtja s’paska të sosur.
 
 
 
Bora e parë
 
E bukur dhe e bardhë
Si pulëbardhat në fluturim
Derdhesh flokë flokë
Bora e parë në shpirtin tim.
 
Si fryma e vashave
Fytyrën era ma freskon
Kjo borë e parë e bukur
Shpirtin lehtas ma ledhaton.
 
E bukur,e bardhë,e paqtë
Flokët mi zbardh ngadalë
Borë e parë që po bie
Si një vajzë qe ecën ngadalë.
 
Ecim se bashku të dy
Nga lart ti në vallzim seç më fton
Nga lart kur plot gëzim bie
Rrugen si tapet ma shtron.
 
 
 
Dielli, Deti dhe unë
 
Gjithmonë kur isha i vogël
ëndërroja,detin dhe diellin në perëndim
Përvëloja këmbët mbi rërën e nxehtë
Edhe përse qaja,ndjeja gëzim
 
Më pëlqente gjithmonë dashuria
Që qielli dhe deti bënin në perëndim
Nuk ngopesha duke i parë në breg
Përflakja e ngjyrave ma shtonte magjinë.
 
Një vijë blu që shkëlqente në perëndim
Sa më kënaqte kur e sodisja
Dielli e deti prej saj të ndarë
Sërisht të përfaqësoheshin unë prisja.
 
Të qetë e të qeshur gjatë perëndimit
Jetonin deti e dielli në vendlindje
Nga bregu me gëzim duke i parë
Mbeta peng i fëmijërisë time.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s