Shtëpia Botuese ” ADA” publikon vëllimin poetik ” Hapat e jetës” të autores Ira Bruçi Kacani

Shtëpia Botuese ” ADA” publikon vëllimin poetik ” Hapat e jetës” të autores Ira Bruçi Kacani

 

Titulli: Hapat e jetës

Autore: Ira Bruçi Kacani

Redaktor: ILMI DERVISHI
Recenca: Halil Rama
Kopertina: Dritan Thomaraj
Korrektor: Hamdi Skeja
Punimi kompjuterik: Lina Xima

Botimi i parë 2017

 

Roland Lushi

Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “ADA”

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, shtator 2017

Te gjitha librat e botuar tek shtepia botuese “ADA” gjenden ne Biblioteken Kombetare

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Bruci (Kacani), Ira
Hapat e jetës / Ira Bruci (Kacani);
red. Ilmi Dervishi. Tiranë : Ada, 2017
60 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-244-31-4
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

 

POEZI ME NDIESI KRIJUESE

Poezia e poetes Ira Bruci është e sinqertë, e shkruar bukur e me ndjenjë. Autorja nuk e kërkon poezinë,ajo vjen vet në laboratorin krijues si një qiri i ndezur në errësirë. Ka vite që e njoh krjmtarinë e saj por në këtë libër e kisha të vështirë të heq një poezi të dobët se nuk kishte. Të heqësh një varg nga poezia më dukej sikur po heq një petale nga një lulë e bukur. Janë poezi te shkruara në një kohë, të vajzërisë së saj, e befasohesh dhe emocionohesh nga ndjesitë plot bukuri e ëmbëlsi poetike si te poezitë, “Mbetem të huaj”, “Drejt teje”, “Mungesa e nënës”, apo te poezia “Më falni” ku shkruan:

Më falë ti babë që ika pa të thënë,
Nuk desha që të ju mërzisë,
Nga ikjet gjithëmonë jeni lënduar,
Nga ikja ime do ishte dyfish…
Dimensionet e ndryshme të shpirtit poetik janë të dukshme ashtu si ekzistenca njerzore me dhimbjen e mërzinë, me dashurinë dhe ndarjet shkruar me një rebelim artistik ku realja dhe trilli poetik janë shumë prane e lexuesi gjenë veten e tij. Poezia është e shkurtër e shkruar me një frymë e kursyer në vargje por që shpalos një horizant e të bën të meditosh gjatë.
Poetja Ira Bruci jeton me intensitet kohën, shkruan diçka nga shpirti dhe ndjesitë e saj artistike ashtu natyrshëm me një vet komunikim me lexuesin. Hapsirë qiellore mbushur me ëndërra shkruan autorja në poezinë “Pafundësi”, me gjetje dhe me origjinalitet janë poezitë ,” Shpresoj”, “Piktur malli”, “Më le shiun”, “Dolli me lotët” apo te poezia “Dehu” ku poetja shkruan
Ti duhet të dehesh pa tjetër,gëzuar,
Ashtu si unë nga mungesa jote,
Dehu me gotën që mban në duar,
Unë e kam mbushur me lot…
Poezia e shkruar me frymëzim e ndjenjë, me tema interesante ku ka rimë, fjalë të zgjedhura me kujdes, figura artistike, por mungon hapsira kohë. Autorja ka jetuar në fshat, në auditorin studentor, në metropolin shqiptar, Tiranë e së fundi në perëndim, në Angli. Sigurisht ka shkruar por nuk i ka përfshirë në këtë libër ku siç duket së shpejti ka botime tjera.
Gjithsesi është një sprov ku autorja ka dashur për ta shijuar me të njëjtin intensitet gjendjen e saj poetike. Libri “Hapat e jetës”, i poetes Ira Bruçi është një prezantim dinjitoz, një pasurimi profilit të saj artistik i pa diskutueshëm, është një realizim i dëshirës për të botuar librin e saj, dëshirë së cilës ajo, Ira Bruçi i lumturohet.

 

Nga:  ILMI DERVISHI

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s