Poezi nga Manushaqe Toromani

Poezi nga Manushaqe Toromani
 
 
BISEDË ME NËNËN
 
Nëna ime, e mban mend,
s’ kam qenë shumë fëmijë i prapë, apo jo?
Vetëm harrohesha ndonjëherë në lojë
e s’ dija të ndalesha pastaj,
kur zërin tënd pak të ashpër dëgjoja
“Vajzë u bë vonë!
s’ mbaron ndonjëherë loja!”
Atëherë më zinte frika
vrap në shtëpi nxitoja.
Po kumbulla në oborr
pse nuk është më?
I’ a doja lulet e çelura në dhjetor budallaqes.
Sa keq më vjen për sheshin para shtëpisë, nënë
aty ku mblidheshim ne fëmijët
nga e diela në të hënë.
Kujtime kam aty!
Është mbushur plot pemë
bukur ngjajnë dhe ato.
Fundi me vija, qepur
nga një copë tepruar
sa bukur më rrinte nënë.
E dua dhe njëherë fëmijërinë time
paçka se shumë e bukur s’ ka qënë
Fasulet e ziera në vorbë
fërguar me pak gjalpë.
Bukën me sheqer dhe njëherë
ta ha e uritur
me pak ujë njomur lart.
 
 
 
PËR TY
 
Çfarë je ti,
vjen e ikën
luan me mua.
Vjen si rreze e mëngjezit
me zgjon nga gjumi e më ngroh?!
Kur unë zgjohem, ti largohesh
Frikohesh, a nuk e di?
Shkon e fshihesh pas një reje
nuk do, të jem pranë teje?
Unë bëj sikur fle
ti kthehesh prapë më zgjon
më puth ëmbël, ledhaton…
Po ç’ je vallë, që luan me mua,
vjen e ikën, sa herë do?
Po u futa vetë në lojë
do të loz, sa të dua…
Ti me mua, unë me ty
do të luajmë, deri kur?
Herë më fshihesh
herë të fshihem
kjo lojë s’ do të mbarojë kurrë!
 
 
 
GRATË E MINISTRAVE
 
Sa bukur duken
gratë e ministrave
me fustane të shtrenjta veshur
këpuce firmato
Të them, i kam zili?
Jo, jo, nuk i kam.
Vetëm se njëra kishtë bluzë të bukur.
Këpucët e asaj llasticës
sa bukur do më rrinin.
Fustani im më i bukur
është poezia që sot në gazetë m’ u botua
dhe unë jam e lumtur.
I vesh shpirtit fustanin e bukur
dhe kur eci në rrugë,
o zot, sa nuk fluturoj!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s