“VOYAGE” / Fragment nga Entela Kasi

“VOYAGE”

-Pardom, – i foli pasagjeri i krahut të djathtë.
Ajo ktheu kokën. “Në qiell, në mot të keq, në një udhëtim të vështirë, në muajin Mars”. Pastaj tërhoqi vështrimin dhe në mendime iu kthye ngultas nata e fundit në Copenhagen, në mbyllje të ekspozitës fotografike të titulluar “Lufta që ne trashëgojmë”, e aty për aty fjalët e reporterit Salah.A.Z. nga Mosuli, në darkën e fundit: “Shqipëria është një vend mysliman. Ne kemi gjëra të përbashkëta”
-“Diktaturën, asgjë tjetër”! – I kishte thënë Dea. Kishte menduar gjatë atë mbrëmje se përse dhe si ishte sjellë ashtu Salah. A .Z, por në mëngjes kur ishte bërë gati të dilte nga apartamenti për të fluturuar nga Copenhagen drejt Budapestit e pastaj drejt Tiranës, në telefon i mbërriti mesazhi i tij ” Kur të jeni në Tiranë, unë do të jem në Mosul”…
-Do you feel well my lady? – dëgjoi zërin e njeriut ngjitur në krahun e saj të djathtë.
– What a bad weather!-pëshpëriti ajo. Zot, erdhi e u shua zëri i saj.
– At Johan Lawrence – iu prezantua ai. – Për mua Shqipëria është si shtëpia ime e tjetër. Njerëz dhe vend i mrekullueshëm.
-Gëzohem ta dëgjoj prej jush.- iu përgjigj Dea.
-Jam nga Tirana, banoj në Copenhagen. Jam fotografe . Punoj për Amnesty International- i foli shkurtimisht ajo.
– Shqiptarët janë njerëz shumë të veçantë.
.- Shqiptarët jetojë të ndarë në kufij mes vetes. Kjo është e padrejtë! U dënuan si asnjë komb tjetër i Evropës për krime të pakryera ndaj askujt. Tashmë që lufta e Kosovës ka mbaruar po shpërndajnë këtë tezën e famshme të religjionit . Duan ndarjen e Kosovës, – foli Dea, duke vështruar nga dritaret e vogla. Jashtë nxinte.
At Johani kishte vështruar me vëmendje në sytë e saj të kafenjtë, një ndriçim në ngjyrën e e ullirit të papjekur regëtinte në retinën e tyre.
-At Johan, ç’bënte zoti kur masakroheshin shqiptarët në Ballkan? –foli Dea.
Ai kishte ngrirë duke pëshpëritur “Zoti na faltë”!
-A sheh Zoti At? E nëse Zoti sheh, ai i sheh të gjithë, gjithçka, e askush nuk i shpëton syrit të tij!
– Ju shoh të lënduar, -i kishte thënë At Johani,- por kur zemra të pushtohet nga urrejtja, lum kush do të mund të shohë gjëmat e saj, o bijat e Solomonit!
Po, -pëshpëriti Dea me vështrimin tretur në ekranin e vogël që shënonte vazhdimisht lartësinë.
Avioni u drodh. -Turbulenca,- mërmëriti ajo me vështrimin e fiksuar tek ekrani i vogël. Pas disa sekondash u dëgjua një zhurmë edhe më e fortë dhe papritur ekranet u fikën, po ashtu edhe dritat si neon në bord. Heshtje. Askush nuk pipëtinte. Në errësirë të plotë hodhi vështrimin në krahun e saj të djathtë, ndërsa tej dritareve të emergjencës flakërinte drita e motorëve në krahët e atij mjeti që tash po ngjasonte edhe më shumë si një shpend i plagosur në qiellin e zi të natës, si një krraukrimë, si e gjithë krraukrima e korbave në verandën e hotel “Pashtrik”, në Gjakovë, rreth një vit më parë.
Prifti kishte puthitur pëllëmbët në kryqin prej druri dhe po pëshpëriste një lutje. Dea mund të ndjente vetëm lëvizjen e buzëve. I mbylli sytë dhe duke i shtrënguar fort tha:- Jemi mbi Iliri At Johan, nuk do të biem këtu!
-Po kalojmë turbulenca, jemi mbi Ballkan, është mot i keq.- i foli ai. – Jemi në dorën e Zotit, Dea!-foli ai duke shqiptuar ermin e saj.
Pas disa çastesh bordi u ndriçua përsëri me atë ngjyrimin e zakonshëm si neon. Njerëzit filluan të reagonin duke pyetur pa fund, sikur të ishin zgjuar në atë çast prej një ëndrre të frikshme, a prej një makthi. Stjuardesat njoftuan se gjithçka ishte nën kontroll dhe se pas 13 minutash do të uleshin në aeroportin ‘Nënë Tereza’ të Tiranës. Tani duheshin edhe 13 minuta për tu ulur në tokën e Shqipërisë.
-Po ulemi, jemi mbi aeroportin Nënë Tereza, por është mot i keq dhe nduk duket asnjë dritë mbi tokë.- pëshpëriti At Johani.

 

Fragment nga Entela Kasi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s